Një prostitutë që ka deklaruar se ka fjetur me më shumë se 1 milion meshkuj kohët e fundit po u bën thirrje të gjithëve që ta bojkotojnë profesionin e saj.
“Refuzoni që të punoni si prostitutë, mos ju nënështroni askujt,”- ka thënë ajo. Kat Lee është 32 vjeç, nga Manchesteri. Ajo ka kaluar 15 vjet duke punuar si punojëse seksi dhe thotë se puna ishte e vetmuar dhe shpesh e rrezikshme.
Kat rrëfen se pothuajse gjithmonë ishte e detyruar të pinte alkol për të rritur vetëbesimin e saj para se të shkonte me një klient dhe kjo i ka sjellë ede problem të forta me stomakun. Lee shkon më tej duke folur për rrezikun që mbart kjo punë.
“Më ka ndodhur që të më shkulin flokët, të më godasin fort, të më marrin lekët mbrapsht. Për fat të mirë unë punoja për një agjensi dhe shoferi ishte aty gjithmonë për të më çuar gjallë në shtëpi, por rreziku kanosej në çdo moment.”
“ Në një punë si kjo ti nuk ke një jetë tënden, je gjithmonë e zënë, nuk dihet ora se kur mund të pushosh apo të kalosh kohën me shoqërinë. Të bëhet ves dhe je gjatë gjithë kohës duke kërkuar klientë, një mashkull të duket thjesht një tufë monedhash”.
32 vjeçarja tregon se e ka filluar këtë punë kur ishte 18 vjeçe. “Isha adoleshente, bashkë me motrën time binjake shkova për një set fotografish. Pamja jonë i tërgoqi shumë dhe na ofruan shuma të majme parash për të punuar në filma për të rritur. Kështu ju futa punës.”
Sot, pas 1 milion burrave Kat tregon se punon si bariste, bën punë vullnetare dhe po mundohet të krijojë një jetë të sajën. Mirëpo kërkesa e saj e fundit me siguri i ka trembur të gjitha ato vajza që varen nga ky ‘profesion’.