Syrja Selfo, i tregoj Genc Previzit historinë e tij. Ai e dinte se Genci mund të mendonte, se çdo Syrjaj këtu në burg, kur ai ka pas shok fëminije e shkolle Enver Hoxhën? Kështu і tregonte se, si kishte vazhdue filloren me Enverin në Gjirokastër, e pastaj kishin mbarue Liceun Francez të Korçës.
Si rrjedhim, kishin shkue në Paris, për studimet e larta universitare me bursa të shtetit. Syrjaj nuk kishte marrë bursë. Familja tij ishte e pasun dhe і përballonin vetë shpenzimet shkollore e jetësore.
– “Enveri nuk і ndiqte studimet dhe bursën e përdorte pe qejfet e veta. Bukurosh e simpatik, bënte aventura me femrat. Dhe gjeti një pronare te një hoteli, 35 vjeçe, që e zuri dashnore. Kështu siguroi ngrënien e fjetjen qyl, për do kohë. U prish me atë grua sepse ajo, e kishte pikasë që mbante marrëdhënieje me një femër tjetër. Mbeti keq, sepse i’u pre edhe bursa, nga që nuk e kishte ndjekur universitetin dy vjet.
Unë e ndihmoja sa me shty ditët. Doli një mik (thonë kunati Bahri Omari), që ia siguroi një punë pranë Konsullatës shqiptare në Belgjikë, ku Konsull Nderi ishte një diplomat hollandez. Por edhe këtu s’di ç’bëri edhe e hoqën nga ajo punë dhe u kthye në Shqipëri.
– Përveç meje si shok rinie, ishte kunati Bahri Omari që, e përkrahte dhe e ndihmonte. Kështu ai u caktua si mësues në Liceun Francez nё Korçё dhe aty hyri në rrethin e intelektualëve”.
Nuk vuante nga nevojat jetësore. Kishte pra, një trajtim të veçantë, sa që і tha Gencit :
– “Kështu gjatë pushtimi italian, u mor si organizator i Partisë Komuniste, deri sa arriti të zgjidhet si sekretar і saj, dhe u vu në udhëheqje të Luftës Nacionalçlirimtare, duke gëzuar mbrojtjen e ndihmën e Bahri Omarit dhe t’imen. Janë disa mija napolona floriri që і kam dhënë, si ndihmë për Luftën. I kisha siguruar dy banesa për aktivitetin e fshehur tё tij.
Sigurisht se edhe ne ishim kundër pushtimit italian e gjerman. Jam takuar normalisht me të disa herë si shokë të mire. Por si і shpërbleu ai, gjithë këto të mira që і vinin prej gjirokastritëve të tij?
Bahriun e pushkatoi dhe mua siç e sheh, ka lejuar që të arrestohem e të burgosëm. Pse, si thua ti, a nuk e di ai se ku gjendem?! E di fort mirë. Siç e sheh më trajtojnë mirë prej fjalës tij. Por dardha e ka bishtin prapa, dhe jam shumë pesimist për t’ardhmen time. Ai është një tip shumë i keq dhe і kamufluar. Është mizor. Me Bahriun e tregoi hapur. Tani me ka ardhur radha. Veç Perëndia e di, se çdo bëhet me mua”. /Nga Lek Previzi