Në Firence është shkatërruar ditën e djeshme një grup kriminal italo-shqiptar i cili drejtonte një rrjet të gjerë restorantesh në Itali.
Nëntë të dyshuar, duke përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela tani përfaqësues ligjor i Ischia Calcio, Alessandro Bigi, Florentine dhe Eluert Kamami, po hetohen nga drejtësia italiane në kuadër të një operacioni të përbashkët me SPAK në Shqipëri.
Shqiptari biznes me ish-portierin e Napolit
Gjithashtu bëhet me dije se shqiptari Eluert Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit Alessandro Bigi, janë konsideruar si mendje të organizatës, e cila ka përvetësuar dhjetëra pasuri në qytetin e Firences. Hetimet po drejtohen nga Drejtoria e Antimafias në Itali.
Sipas rindërtimit akuzues, Kamami dhe Bigi kanë krijuar një shoqatë kriminale në Firence duke ofruar vende për grumbullimin e shumave të devijuara gradualisht nga restorantet, duke bërë që paratë të dilnin nga bizneset në mënyrë të paligjshme: thjesht kur paguheshin paratë për shërbimin, nuk është priteshin fatura tatimore.
“La Nazione” bën me dije se të përfshirë janë dhe pjesëtarë të drejtësisë nga SPAK në Shqipëri, pasi dyshimet janë për bashkim kriminal dhe pastrim të parave.
Ja çfarë zbulojnë hetimet
Ndërkohë, burime hetimore nga policia financiare, i koordinuar nga prokurori Filippo Spiezia, zv/prokurori Luca Tescaroli dhe prokurorja Christine Von Borries kanë zbuluar prapaskenat shqetësuese të një numri të madh restorantesh në duart e një grupi shqiptar që i përdorte ato për të fituar para për t’u ri investuar në blerjen e ambienteve të tjera.
Në tërësi, hetuesit e Drejtorisë Antimafia të Qarkut besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës, për rreth 13 milionë e gjysmë euro.
Në veçanti, hetuesit kanë trokitur në derën e Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria – të konsideruara si një lloj baze ku mund të rrjedhin paratë e zeza, Trattoria Giovanni, La Bisteça Osteria Fiorentina, Ponte Veçhio, Bisteçhia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna, shumica e të cilave u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.
‘Mendja’ e organizatës blen mallra luksoze
Sakaq, grupi mendohet se ka qarkulluar rreth një milion e gjysmë euro cash. Paratë më pas përdoreshin, të paktën pjesërisht, për të paguar punonjësit pa i deklaruar dhe pjesa tjetër për t’u riinvestuar në blerjen e bizneseve të restoranteve në qendër të Firences.
Por drejtuesit e organizatës – Kamami dhe Bigi sipas hetuesve – blenë edhe mallra personale luksoze si tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante. Paratë janë përdorur gjithashtu për të blerë 50 për qind të aksioneve të Ischia Calcio midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 me çmimin zyrtar prej rreth 9 mijë euro.
Megjithatë, paratë që janë dhënë nën dorë janë me mijëra më shumë se kaq.