Socialistët kanë mbajtur deri më tani dy takime me shqiptarët e diasporës, në Athinë dhe Milano dhe pritet që gjatë qershorit kryeministri të takojë shqiptarët në Gjermani dhe ata në Britani të Madhe. Kostot e këtyre takimeve nuk dihen, ndërsa opozita flet për 2 milionë euro abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
E ftuar mbrëmjen e së hënës në “Debat” nga Alba Alishani, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se llogaritë janë të gjitha institucionale, por shtoi se nuk kanë ndonjë ngut për “të nxjerrë fatura.”
“Nuk jam llogaritare. Kryeministri është në takime, është detyrë e tij, është përgjegjësi e tij kushtetuese. Kujdeset edhe për shtetasit e Shqipërisë, jashtë…”
Spiropali hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të opozitës, atë për autobusë të mbushur me punonjës të administratës në drejtim të Athinës e më pas në Milano.
“Ata (opozita) janë në një lloj autobusi nga i cili nuk zbresin dot…Ne nuk kishim vend, ka pasur me mijëra njerëz që mbetën jashtë. Këto pretendime janë në kufijtë e dëshpërimit.”
Sipas ministres, ndryshe nga sa akuzohet qeveria për shpopullim të vendit, kthimi i emigrantëve në vend për të investuar është tashmë një trend.
Gjatë takimeve të kryeministrit me shqiptarët jashtë vendit, në fjalime nuk është përmendur vota e diasporës. E pyetur në lidhje me këtë çështje, Spiropali tha se, në fakt nuk ka gjë për të diskutuar pasi, ajo që ka mbetur për t’u sqaruar tashmë është mënyra sesi do të votohe