osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Duhej stadiumi San Siro”! Mediat italiane, jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano

“Duhej stadiumi San Siro”! Mediat italiane, jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano

Agjencia prestigjioze italiane e lajmeve ANSA shkruan se mbi 5 mijë persona ishin në tribunat e arenës Busto Arsizio (Varese) e gati 3 mijë persona në fushën e takimeve dhe mijëra jashtë pallatit të sportit për të pritur kryeministrin Edi Rama i cili erdhi për të vlerësuar diasporën shqiptare në kuadër të një turni europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e Shqiponjave.

“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës. Në Itali erdhi me anije në vitin ’91 në Pulia, e sot jeton në Gallarate (Varese), shkruan sot agjencia e lajmeve ANSA.

Ndër të tjera në shkrim agjencia e lajmeve italiane thotë se Rama mbajti një fjalim të bazuar mbi krenarinë kombëtare pa harruar të kujtojë paragjykimet me të cilën u përballën shqiptarët në fillim por as vlerësimin si qeveritë italiane qëndruan krah popullit shqiptar.

E në këtë pikë kujton dhe deklaratën e ish liderin e Lega Nord i cili në kohën e eksodit bëri thirrje për ‘që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë” ndërsa vite më pas bleu djalit diplomën në Shqipëri.

Fjalimi i kryeministrit ishte I bazuar në krenarinë kombëtare, pa harruar të kujtojë paragjykimet që populli i tij emigrues pati në Itali. “È stato un albanese” (“Ishte shqiptar) e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media. Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë dhe vite më pas erdhi në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij

Por më pas nënvizon se qeveritë italianë ‘u kujdesën për Shqipërinë si askush tjetër’ ndërsa kryeministres italiane i referohet si ‘mikja jonë’.

Ndërsa mendon për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ai përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është “të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se ajo duhet të ribashkohet fillimisht përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë” shkruan ANSA.