Pamjet e eksodit të madh të shqiptarëve në fillim të viteve ’90 në drejtim të Italisë, një prej ngjarjeve historike më të rëndësishme në Shqipëri, përmes një dokumentari që tregoi dhimbjet, humbjet dhe sukseset, u transmetuan në takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano.
Menjëherë pas këngës së Ardit Gjebreas së titulluar ‘Jon’, këngë e cila flet për këto ato kohë të vështira, pamjet në ekran emocionuan dhe përlotën shqiptarët aty në sallë.
Pas videove të trishta të eksodit, e të tragjedisë së Otrantos, në ekran u shfaqën emra të njohur të artit dhe botës së spektaklit të cilët kanë pasur një karrierë të suksesshme në vendin fqinj.