osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si u pajtua pas plagosjes Gafur Mazreku me Azem Hajdari (Video)

Ja si u pajtua pas plagosjes Gafur Mazreku me Azem Hajdari (Video)

Ish-deputeti socialist Gafur Mazreku u rikthye në qendër të vëmendjes pas vendimit të bashkisë së Hasit për t’a shpallur atë “qytetar nderi”.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta nisur nga fakti se ai është personi që plagosi në vitin 1997 Azem Hajdarin në Kuvend pas një debati të çastit për radhën e të folurit.

21 vite më pas është zbuluar një anë e panjohur e historisë  se si u pajtuan gjakrat mes dy familjeve Mazreku dhe Hajdari.

Kadri Morina, ish-nxënës i Gafurrit dhe mik gjaku i Azem Hajdarit ka qenë ai që ndihmoi që konflikti në sallën e parlamentit të mos degjeneronte në gjakmarrje.

Morina ka rrëfyer për News 24 momentin e pajtimit të dy familjeve, ku bashkë me mikun e tij Azem Dervishi ndërmorën misioni e pajtimit duke trokitur ne derën e Azem Hajdarit.

Kadri Morina thotë se dekorimi i tij me titullin “qytetar nderi” nuk bëhet nga politika qëndore ndërsa thotë se edhe vetë Mazreku nuk do të pranonte titullin po të ishte gjallë.

Kadri Morina mban të njëjtin titull si Mazreku duke zbuluar edhe propozimin e pazakonte qe i ka bere këshilltarëve te bashkisë se Hasit.

Morina ka treguar:

Më kujtohet si sot, Azem Dervishi më vjen tek kafja përballë Ministrisë së Mbrotjes dhe ne kemi shkuar pasdite tek shtëpia e Azem Hadajrit. Ai i ka kërkuar, pra Azem Dervishi, Azem Hajdarit, pajtimin e gjakut me familjen Mazrekut. Pasi ia shpjegoi në mënyrë të Kanunit. Unë pranoj edhe pak nxitimin e të ndjerit Gafurr Mazreku që bëri atentatin ndaj Azem Hajdarit, pasi aty u fye në bazë të kanunit pasi nuk kishte fytyrë që të shkonte atje. Pas n ëj muaj negociatash, Azem Hajdari më thotë mua dhe Azem Dervishit, se; unë kurrë nuk kam plagë për familjen e Gafurr Mazrekut. E kam fal për ty Azem, se je njeri i mirë dhe për Kadri Morinën që të ka sjellë ty në këtë derë. Në momentin që marr vesh sot se Gafurr Mazreku është bërë sot “Qytetar Nderi” i Hasit unë do tu thosha që sot trazuat eshtrat e qeta edhe pas vajtët në atë jetë të lutur të Mazrekut dhe Hajdarit. Nuk besoj se është skenarisur apo regjizurë nga politika qendrore, sesa një cektësi e disa njerëzve miopë. Edhe Gafurr Mazreku sot po të ishte gjallë nuk do ta pranonte këtë tillut.”

Gafur Mazreku u dënua 12 vite për këtë plagosje por amnistia dhe sjellja e mirë bëri që të dalë nga burgu në vitin 2001.

Ai ndërroi jetë në vitin 2005 pas një ataku kardiak.

Më poshtë momenti i sherrit në 1997 ku u plagos Azem Hajdari.