Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sporteve në Milano, ku është pritur prej mijëra shqiptarëve.
Numër i lartë i emigrantëve që duan të pjesë e takimit me Ramën ka dalë jashtë parashikimeve.
Organizatorët kanë hapur dyert e pallatit të sportit, pavarësisht se stadiumi ka një kapacitet ulësesh 5262 vendesh dhe pa mbi 4 mijë të improvizuara në sallën ku zhvilohen takimet.
Gjatë performancës së tij, këngëtari Noizy ka njoftuar se dyert do të hapen në mënyrë që të hyjnë edhe ata që prisnin jashtë.
Nisja e takimit të kryeministrit Rama me shqiptarët në Itali në pallatin e sportit në Busto Arsizo, një lokalitet afër Milanos, u hap më këndimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe atij italian.
Mes brohorimave dhe duartrokitjeve kreu i ekzekutivit është takuar me shqiptarët e Italisë, në takimin e dytë me diasporën, që nisi fillimisht me shqiptarët e Greqisë.
Kryeministri në këtë takim shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.