osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ben Reli e Bert Sino mijëra euro Elvi Fundos për të sharë Veliajn pasi nuk i dha leje ndërtimi dhe për të sulmuar Top Channel, 18 mijë euro nga kompania që mori 3 puse nafte

Ben Reli e Bert Sino mijëra euro Elvi Fundos për të sharë Veliajn pasi nuk i dha leje ndërtimi dhe për të sulmuar Top Channel, 18 mijë euro nga kompania që mori 3 puse nafte

Jo vetëm supë, karkaleca, shëtitje me skaf, cash dhe ‘viza’, por edhe para përmes sistemit bankar për ndikime të paligjshme, shantazh, ndotje me pusetë mediatike dhe sulme për interesa korruptive.

Biznesmenët Arben Reli dhe Albert Sino, i pari me ngarkesa të shumta penale, kanë kaluar mijëra euro në xhepat e ‘mutacionit mediatik’ Elvi Fundo allias Vesho mallisti, përmes llogarisë bankare të televizionit dhomë e kuzhinë te Kopshti Botanik, me rreze deri në Durrës, nën hyqmin e televizionit të Sandër Nongratës. Prapakena mëson se zyrat e televizionit të Veshos ndodhen pikërisht te pallati i Ben Relit te Kopshti Botanik.

Formalisht, pagesat janë bërë për shërbime gjoja reklamimi, por në fakt Ben Reli e ka paguar Veshon për të sharë dhe shantazhuar me teneqet e tij mediatike Erion Veliajn dhe familjarët e tij pasi Veliaj nuk pranoi kërkesën e Veshos për t’i dhënë leje ndërtimi për pallat Ben Relit te Kopshti Zoologjik si dhe për të sulmuar Top Channel, për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e resortit Montrelux në Moravë.

Nga ana tjetër, biznesmeni Bert Sino i jep supë dhe para Vesho mallistit për të sulmuar pronarët e Top Channel, pasi tentoi të gllabëronte televizionin, në bashkëpunim me një grup biznesmenësh nën hetim për pastrim parash dhe me ish pushtetarë, mes të cilëve edhe Arben Ahmetaj, në kërkim nga drejtësia. Sa parimore janë këto shkrime dhe çfarë interesash reflektojnë, e tregojnë faktet dhe provat.

Rrethanat e faktit

Elvi Fundo, ish zyrtar i Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Financave, është pronar me 100 % të aksioneve i pusetës mediatike CNA Media, me nipt (L72011012I), themeluar në 8 gusht 2017, me administrator shtetasin Xhovan Shyti dhe me adresë Rruga Selita e Vjetër, përballë derës së Kopshtit Botanik, Zona Kadastrale 8270, Tiranë.

Në gjykata Vesho thotë se nuk ka lidhje me CNA-në, duke i lënë barrën e pisllëqeve Xhovanit. Pasi i jep raki, Vesho e gënjen Xhovanin se nëse e fusin në burg, do t’a shoqërojë edhe Vesho në qeli, pra do t’a bëjnë burgun bashkë për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Më 8 shtator 2022, Elvi Fundo dhe kompania e tij CNA Media, me nipt (L72011012I), kanë themeluar televizionin dhomë e kuzhinë City News Albania, me nipt (M22113005L), me adresë Rruga Selita e Vjetër, përballë derës së Kopshtit Botanik, Zona Kadastrale 8270, Tiranë. Nga data 02/05/2023, administrator i kësaj shoqërie është Xhovan Shyti.

Referuar transaksioneve bankare, në bazë të faturës së datës 31/03/2023, kompania e frutave të thata ALSI & CO (L01516024Q), kalon në llogarinë e kompanisë së Vesho mallistit, City News Albania, me nipt (M22113005L), shumën 6.8 milionë lekë të vjetra ose rreth 7 mijë euro.

Pronar i kompanisë ALSI & CO që i kalon paratë Elvi Fundos, është pikërisht Albert Sino.

Në bazë të faturës së datës 30 qershor 2023, Bert Sino, me anë të kompanisë së tij ALSI & CO, i kalon Elvi Fundos edhe 6.4 milionë lekë përmes kompanisë City News Albania.

Biznesmeni i skeduar dhe i dënuar për mashtrim me pasoja të rënda, ndërtim pa leje dhe falsifikime, Arben Reli, zotëron 100 % të aksioneve të kompanisë MONTRELUX, me nipt (M03708001S), me adresë Korçë, Drenovë, Moravë, Qendra Turistike ”Mali Moravës”, nr.1.

Referuar transaksioneve bankare, në bazë të faturës së lëshuar në datë 28 prill 2023, Ben Reli, me anë të komapnisë së tij Montrelux, i ka kaluar Elvi Fundos 9.4 milionë lekë vjetra ose rreth 9 mijë euro, përmes komapnisë City News Albania.

Oligarku i peshkut Gjergj Luca vijon t’i paguajë nga 5 mijë euro në muaj Elvi Fundos, 2.5 te puseta mediatike CNA dhe 2.5 te televizioni dhomë e kuzhinë.

Themeluesi dhe hinka e pastrimit të parave të pista në Shqipëri, Artan Dulaku vijon të financojë përmes Tring mutacionin mediatik Elvi Fundo.

Përpos financimit sistematik me anë të kompanisë Frigo Food, si tek teneqja mediatike CNA ashtu edhe te televizioni dhomë e kuzhinë, biznesmeni Kol Meqemeja i ka kaluar 18 mijë euro Elvi Fundos me anë të kompanisë EDG NATURAL GAS me nipt (M11707029T).

Disa muaj pas themelimit kjo kompani ka marrë ka marrë 3 puse ekzistues nafte, Frakulla-19, Frakulla-109 dhe Frakulla-36b. Nuk dihet se për çfarë shërbimi Meqemeja ia ka dhënë këto para Vesho mallistit, i cili në mungesë të thellë respekti dhe nën e efektet e të ‘bardhës’, i nxori biznemsmenit edhe komunikimet në tezgën e tij mediatike, duke pretenduar për ndërhyrje të papërshtatshme kur Vesho tentoi t’i vinte gjobë një biznesmeni tjetër.

Vesho mallisti rezulton se ka marrë mijëra euro edhe nga një kompani të lidhur me Ardian Konin, për të cilën do të flasim në vijim. Ndoshta kjo është arsyeja se pse Vesho trokiti nëpër zyra shtetërore për të shpëtuar Konin nga shkarkimi si drejtori i Pasurive të Konsfikuara, ku u kishte kthyer krimit pasuritë e bllokuara nga prokuroria dhe gjykatat.

Bashkim Ulaj, përfituesi më i madh parave publike me tendera dhe koncensione, eksponent i krimeve mjedisore nga Valbona në Krujë etj., është një nga financuesit kryesorë të mutacionit mediatik Elvi Fundo allias Vesho mallisti, me kompaninë Gener 2, por edhe me disa kompani të tjera të ndërlidhura.

Një listë e gjatë biznesmenësh paguajnë Vesho Mallistin përmes CNA me nipt (L72011012I), gjoja për shërbime reklamimi. Shumica e tyre paguajnë, jo për të reklamuar (se reklama në tezgat e Veshos është si kolerë), por me qëllim për të mbajtur larg mutacionin mediatik Vesho mallisti dhe si haraç që të mos ndoten nga pusa mediatike e Veshos. Kjo është edhe arsyeja se pse po evitojmë ekspozimin e tyre në publik. /Prapaskena.al