Nga Anila Hoxha
Vettingu
I kam ndjekur me shume vemendje 14 seancat e vettingut dhe deri tani shoh qe kontrollet ndaj njerezve te drejtesise jane katandisur ne mbledhje zbritje te ardhurash e shpenzimesh. Prisja me shume. Por mos te paragjykojme e le mos ta ngreme ketu pikepyetjen ” a po gjykon vettingu me double standart ?”. Sepse tani eshte me vend te shkruaj per dicka tjeter.. Prej kohesh kam anketuar avokate e te pandehur ose hallexhinj gjykatash. Avokatet e dine pyetjen time: Kush nuk te ka marre leke? Kush te marre leke? …Ndoshta edhe vetingasit duhet ta ngrene kete pyetje, ne formen e hetimit te thelluar qe ata thone. Ndoshta egzistojne avokatet qe mund te behen ” te penduar “.
Rasti 1.
Para pak vitesh po ndiqja rastin e trafikut te 9 kg heroine, te sekuestruar ne portin e Durresit. Droga u kap ne makinen tip ford me targa KJ… procesi shtyhej pambarimisht dhe ne krye te 3 muajve ne nje bar ,njeri nga te arrestuarit kryesore me pershendeti nga tavolina ku ishte ulur. U befasova. Nuk e dija qe ishte liruar. U ula bashke me te dhe pyetja e pare qe me erdhi ishte ” si dole?” . Personi qeshi dhe me tha ” ceshtja u pushua”. Me tregoi se kishte mungese provash dhe per kete gje e kishin ndihmuar 50 mije euro. Kishte marre avokat, por avokati se kishte kapur filmin. Atehere trafikanti permes kusheririt te tij ishte lidhur me kusheririn e pare te prokurorit , I cili pasi kishte bere me shenja pazarin I kishte thene ” takohemi ne x vend ose ne Petrele”. Kafja kuptohet ishte mbyllur me 50 mije euro. Trafikanti doli. Dy te tjeret qe ishin arrestuar me te kaluan ne Durres , sepse nuk kishte me trafik droge. Ata dy te tjeret duruan edhe 6 muaj ne burg e me vone edhe dolen. Nuk di te them sakte nese heroina doli e paster apo e perzier me paracetamol..
Rasti dy.
Rrefimi bio I nje avokati
Prokurori X nga I njejti qytet me te arrestuarin I tha avokatit se nuk ishte serioz ne kerkesat qe bente. Klienti ne fjale ishte arrestuar per hashash, sepse sipas pergjimeve , rezultoi te perdorte nje banese te vjeter si objekt strehimi per droge qe trafikohej per ne Greqi. Droga ju perkiste disa te tjereve qe nuk u gjeten. Avokati ” i hallexhiut “pas bisedes juridike me prokurorin ,kuptoi se duhet te nderronte rruge.. por per kete gje duhej benzine.Sa kushton ti japim gaz – I tha? Prokurori ngriti njeren dore me kater gishta. Do Te thoshte 40 mije euro. Nuk do ta harroj pamjen e familjareve kur u thashe cmimin- rrefehet avokati. Me kerkuan kohe te mblidhnin borxhe. Me shtrengime e gjithe sa mblodhen ishin vetem 20 mije euro. Ju luta prokurorit, vazhdon me tej avokati , qe te bente nje leshim. Dhe ai u tregua human, me kerkoi tja dorezoja 20 paradhenie, dhe te tjerat 3 dite para pushimit. Ashtu ndodhi. Kur shkova ne paraburgim per ti dhene lajmin klientit, per ti thene qe do lirohej, ai me syte e enjtur klithi :perse nuk me solle dhe nje litar te varesha. Ai u lirua vertet dhe megjithese kane kaluar vite , akoma po lan borxhet..Prokurori ?? Ka ngritur nje varg biznesesh neper Shqiperi qe nuk jane nen emrin e tij. Por te dikujt tjeter. Dhe kur te kontrollohet bej be per Zot qe do dale me kredi ose me ndonje borxh ..!
Me keto duhet te marret vettingu dhe jo me mbledhje zbritje.. shumzim.. pjestim. Ju dhame besim . Por kujdes, njerezit i njohin njerezit dhe e dine kush eshte cfare … Jepuni vendin e nderuar atyre qe po ndeshen dhe jane ndeshje me krimin e KURRE nuk kane qene te preferuarit e askujt . Atyre ju perulem.
Sepse i njoh me emra e mbiemra. Ata qe kane dhene drejtesi !! Dhe nuk kane bere pazar. Ata djem dhe gra, te pamposhtur, I dua per njeriun e bukur qe kane ngelur pavaresisht kenetes. Ruajani dashurine per drejtesine !
Rasti 3…
Vazhdojme ne ditet ne vijim, sepse ne Shqiperi ka nje shprehje te dashur te huaj te ONM ……” kush vjedh di edhe te fshehe” … /ShkodraNews