rincesha e Uellsit, Kate Middleton nuk ka gjasa të bëjë ndonjë paraqitje publike për pjesën tjetër të vitit. Gjendja e saj shëndetësore është tepër serioze.
Burime nga Pallati Buckhingam thanë për median britanike ‘Daily Beast’ se Princesha e Uellsit ka të ngjarë “që mos të shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit” mes trajtimit të vazhdueshëm me një regjim kimioterapie.
Burimet mbretërore po e lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet me një video mesazh të ri mbi ecurinë e shëndetit të saj.