“Kallëzuesi” i madh Gazmend Bardhi,i cili vazhdon e llomotit çdo ditë nëpër banaqe mediatike kundër drejtësisue dhe SPAK, duke qënë frikësuar se do i vijë radha për një nga ngjarjet me të rënda vrasjen e një qytetari të pafajshëm nga bandat kriminale të SMV, një strukturë e krijuar dhe e udhëhequr nga ky bandit politik që pas akuzave publke për Olsi Ramën, do thirret të deklaroj me fakte dhe prova denoncimin publik që ka bërë ndaj trimi tjetër antidrejtësi dhe anti SPAK, Flamur Noka.
Ja çfarë duhet të faktoj Bardhi që të mos akuzohet për kallzim të rremë, e që sigurisht do ndodhi, sepse Bardhi e ka frikë Mulin dhe do pranoj publikisht që ka ngrën m*t, duke e harruar të vërtetën:
Akuzat publike:
“Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”. E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!
Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma. Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!
Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.
Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi”. /Ekskluzive.al