osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta shikon ëndrra me një çetë bashibozukësh që e ndjekin: Ramën, SPAK, drejtësinë me regji dhe patronazhistët do hidhen te Lana

Meta shikon ëndrra me një çetë bashibozukësh që e ndjekin: Ramën, SPAK, drejtësinë me regji  dhe patronazhistët do hidhen te Lana

Ilir Meta mbajti fjalën e tij dje në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Meta ripërsëriti 5 prioritetet e partisë që drejton, ku një prej fokuseve është bujqësia.

Meta ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit dhe lidhjet nepotike që po kryejnë korrupsion në dogana. Meta theksoi se sondazhet e rilindjes nuk kanë vlerë dhe do hidhen tek Lana, pasi kërkojnë të sundojnë opinionin publik.

“Është detyrë e opozitës që ish-kryetarin e bashkisë ta largojë një herë e përgjithmonë nga bashkia. Sa kanë vjedhur drejtorët e bashkisë nuk kanë vjedhur gjithë qeveritë shqiptare. Ka ardhur koha ti kthejnë ato që kanë vjedh. Drejtësia me regji nuk vlejnë.

As sondazhet nuk vlejnë. Do hidhen tek Lana. Këta kujtojnë se me sondazhet e inceneratorëve do drejtojnë opinionin e shqiptarëve”, deklaroi ai. Ai nuk la pa përmendur edhe projekt-ligjin për surrogacinë që do kalojë për miratim në Kuvend. “Kush pushon ndryshket. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi në betejë për të shpëtuar vendin nga një bandë e rrezikshme, shikoni çfarë ligji kanë sjellë. Surrogacinë e tyre.

Nuk kemi ne gra e motra e vajza për ato punë. Po ti ketë nga ana e vet, puna e vet se ç’bën. Kemi program për të mbështetur familjen”, u shpreh ai. Së fundmi, Meta nuk la përmendur edhe patronazhistët ku i bëri thirrje anëtarëve të PL-së t’u tregojnë vendin. “Asnjë tolerim nuk do bëni. Duhet t’u përgjigjeni patronazhistëve, në terren aty kudo.

Nuk janë trima patronazhistët, kanë përfituar nga indiferenca jonë. Edhe nga mendjelehtësia e disa opozitarëve se kanë menduar se do bëhen lidera. Ky është vendin ynë dhe është detyra jonë të tregojmë se jemi zot ne. Vuçiçi zot në vendin e tij. është si është ka tërhequr investime të huaja. Nuk mundet që ne të nënvlerësojmë çdo aksion opozitar përkundrazi duhet të përforcojmë aksionin kudo në parlament, në bashkinë e Tiranës.

Ne do kemi 1/3 përfaqësues të diasporës. Nga njerëzit më të kualifikuar që kanë treguar sukses në ato vende, që u hanë duart dhe u qan zemra që ato dijeni ti implementojnë në vendin e tyre. Nuk kemi për të pushuar, as kohë për pushime”, nënvizoi Meta.