Ka ndodhur ajo që pritej: Protesta e artistëve që kundështojnë ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar u zëvendësuan sot nga drejtuesit më të lartë politikë të PD dhe LSI, të cilët kanë zënë podiumin e lënë bosh nga artistët, duke e shfrytëzuar për fjalime e akuza politike.
Në protestë menjëherë janë shfaqur këshilltarët bashkiakë të PD, Kreshnik Çollaku, Akil Kraja, Fabjan Topollari, apo këshilltarët e LSI, Etiol Halimi, e ish zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, të cilët deri më sot e kanë ushtyr prapa kuintave vazhdimin e saj, përmes kamuflimit me figura të shoqërisë civile.
Pra, në protestën e sotme i munguan të gjithë artistët e tjerë, përveç aktorit Mirush Kabashi, i cili sqaroi darkën e djeshme me kryebashkiakun Veliaj dhe lëshoi disa ankesa ndaj drejtorit aktual të Teatrit Kombëtar.Lexo.al/