Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit bregdetarë të Durrësit, mundet të gjesh edhe prostituta. 3.000 lekë, është shuma që kërkon një prostitutë për një natë në lokalet e Durrësit.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një telefonatë, ku një zonjë nga qyteti i Durrësit kërkonte ndihmë, pasi burri i saj të gjithë pensionin e shpenzonte në këto lokale qejfi.
Prostitucioni zhvillohet në anekset e lokaleve në afërsi të pallatit të sportit si dhe në afërsi të fushës së sportit dhe tek plepat.
“Kam lajmëruar disa herë policinë e Durrësit, për seksin që u afrohet klientëve nëpër këto lokale, pasi kam ndjekur disa herë burrin dhe uniformat blu nuk kanë ndërhyrë” ka vazhduar zonja denoncimin.
Menjëherë gazetarët e Fiksit filluan investigimin e tyre.
Fillimisht vunë re që në një nga këto lokalet ofrohej pije alkoolike dhe në to ndodheshin 3 – 4 vajza të cilat kërcenin ditën dhe me muzikë të lartë dhe askush nuk ndërhynte për të vendosur qetësin.
Kjo ka bërë që gazetarët të futen në një nga këto lokale për të parë situatën nga afër. Fillimisht ata bashkëbiseduan me pronaren e lokalit e cila ishte një grua rreth të 50 dhe që kishte ardhur nga zonat veriore në Durrës, duke marrë një lokal me qera.
Ajo u tregoi gazetarëve se përveç pijeve alkoolike lokali ofronte edhe shërbime seksi kundrejt pagesës nga kamerieret e saj.
Ajo nuk nguron të sinjalizoi klientët se pazarin duhet ta bënin vetë, pasi ajo nuk ndërhynte në këtë pjesë.
Gazetarët i kërkuan njërën nga kamarieret, por pronarja e lokalit u shpreh se njëra nga kamarieret nuk mundet të dalë për të bërë seks tërë natën pasi sipas saj “ nuk del për Zoten nuk shkon se ka dy fëmijë tek shtëpia.
Është një punëtore tjetër është ajo po, fol vetë me të. Unë t’i ulë në tavolinë dhe bëj vetë muhabetet më ta” shpjegon pronarja e lokalit.
Gazataret e Fiksit bëjnë muhabet me pronaren për të respektuar një mikun e tyre italian. Pronarja e lokalit të “seksit” u prezanton një kameriere e cila është 28 vjeçe.
“Ajo mundet të qëndrojë gjithë natën dhe nuk ka probleme” përfundon ajo. Pas bisedës së ditës së parë, gazetarët shkua sërish ditën e dytë, për të takuar pikërisht kamarieren që pronarja e lokalit ju ofroi për ta marrë një natën për seks.
Kamarieria pasi është ulur në tavolinë me gazetarët është shprehur se paradite është në punë, pasi punonte në lokal si kamariere.
Ndërsa për të vajtur një natë me italianin ajo u ka kërkuar gazetarëve 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa u ka dhënë edhe numrin e telefonit.