Qeveria shqiptare kishte të dhëna më herët se apeluesit Sali Berisha do ti ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe. Dy ambasadorët e fundit Britanik janë jo të paanshëm. Për ndërtimin e parkut energjetik zoti Berisha nuk është potencialisht i përfshirë në ndonjë akt kriminal lidhur me këtë çështje”,-theksuan avokatët e Berishës.
Gjatë shqyrtimit të apelit në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ministria e punëve të brendshme Home Office tha këtë argument në hedhjen poshtë të pretendimit të ish kryeministrit demokrat se “ndalimi hyrjes në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve. “Apeluesi Sali Berisha ishte njëri prej një numri individësh për të cilët ndalimi i hyrjes i është rekomanduar sekretares së shtetit.
Ky grup ishte i balancuar politikisht me përfshirje nga të gjitha anët e politikës shqiptare”, thuhet në dokumentin që disponon Top Channel. Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces, si prapësime të pretendimeve të zotit Berisha i dha gjykatës se përpara marrjes së vendimit sekretaria e shtetit u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme Foreing Office nga ku mori këtë opinion.
“Ka një probabilitet dhe risk të ulët apeluesi Sali Berisha mund të mbaje pozicione në qeveri potencialisht si kryeministër apo president. Ministria e Punëve të jashtme Foreing Office dhe Bashkimi Europian në Tiranë vlerësojnë se Partia Demokratike nuk ka gjasa të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme.
Britania e Madhe e mbështetur mbi Regjimin e saj të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion shpalli 27 “non grata” në vitin 2022, ku ishin individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën, ndër ta edhe shqiptarë.
Lista kryesohej nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij, pasi Britania ka ndjekur të njëjtin model si SHBA, në vendosjen e sanksioneve. DASH, e shpalli liderin historik të PD si rrezik për minimin e demokracisë dhe kjo frazë u lexua mes rreshtave të njoftimit nga Britania.
I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach deklaroi në atë kohë se:
“Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Individët që dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre do të kenë pasoja dhe nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.