osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“FED Invest” dhe “Fondi Besa” pjesë e bandës Ibro-Meskuti: Zhvatsja e fermerëve pensionistja Zana Koini dhe Bajram Muça… xhepa të dyshes Bode-Meta

“FED Invest” dhe “Fondi Besa” pjesë e bandës Ibro-Meskuti: Zhvatsja e fermerëve pensionistja Zana Koini dhe Bajram Muça… xhepa të dyshes Bode-Meta

Disa ditë më parë, gazetari Klodian Tomorri ekspozoi një tjetër rast flagrat zhvatje nga karteli banka, MCA-Final, me protagonistë Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.

Zahide Bruçi, nga një overdraft në vitin 2006 prej 169 mijë lekësh, kishte mbetur edhe 7 mijë lekë borxh pranë bankës Raiffeisen Bank. Banka e shiti kredinë e keqe pranë MCA.

Deri më tani familja Bruçi ka paguar 14 mijë euro për kredinë 70 euro që kishte mbetur pa shlyer dhe pavarësisht kësaj i janë marrë edhe pronat.

Mbi 100 mijë shqiptarë janë zhvatur në këtë formë. 60 mijë dosje kanë qenë vetë në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat janë vjedhur gjatë një grabitje me kapuç në arkivën e ministrisë në nëntor 2022.

Pjesë e kësaj skeme të ngjashme me piramidat e ’96, janë edhe dy truste financiare Fed Invest dhe Fondi Besa.

Pensionistja Zana Konini e Fed Invest dhe hamshori nga Skrapari, Bajram Muça, xhepi i madh i Ilir Metës, kanë bashkëpunuar me banditët me torba në shpinë Olsi Ibro i MCA dhe Arben Meskuti i FINAL, duke u kaluar për zhvatje emrat e qytetarëve që nuk ishin të rregullt me shlyerjen e kredive.

Fed Invest është dora e zezë në xhepin e fermerëve shqiptarë, ndërsa Fondi Besa është një nga lavatriçet më të mëdha të parave të Ilir Metës, kandidat për non grata dhe në prag arresti nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Kush është Fond Invest

Me qendër te Pazari i Ri në Tiranë, FED Invest dyshohet se përfaqëson pazaret e vjetra dhe të reja të ish pushtetarëve, duke rrjepur fermerët shqiptarë me kredi me interesa të larta, të fshehura dhe që dalin rrugës, thithjen dhe përvetësimin e parave të taksapaguesve evropianë, pastrim të dyshuar parash, rroga jashtë realitetit dhe luks.

Me kapital prej 1 mijë lekësh, Belesh, me emër të ndryshuat më pas në Fed Invest, është kthyer në një perandori të heshtur finaciare, çka ngre dyshime të forta për burimin e parave të investimit fillestar si dhe aktivitetin në vijim.

Karteli finaciar nisi si një kërpudhë në vitin 2002, duke shpërthyer gjatë kohës kur Ridvan Bode ishte kryefinancier i qeverisë Berisha 2005-2013, Genc Ruli ishte ministër i Ekonomisë dhe më pas Bujqësisë 2005-2009 si dhe kur Ardian Fullani ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Pra tre figura monumente të abuzimit, afera korruptive dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Në letra, pronarët e Fed Invest janë Namik Zeneli, Zana Konini, Hasan Shehu, Mehdi Pepa, Valentin Gocaj, Xhevdet Kapaj dhe Zyjdi Boja.

Personazhet kyç në këtë oktapod financiar janë kryetarja e bordit Zana Konini dhe administratori Perlat Sulaj.

Zana Konini, një lidhje e kamufluar e Genc Rulit dhe Bodes, fillimisht përkthyese i misioneve të Bankës Botërore në Shqipëri, ka qarkulluar dhjetëra milionë euro gjatë tre dekadave të fundit nga fondet ndërkombëtare për bujqësinë. Pasuria e saj ka një vlerë disa milionë euro.

Perlat Sulaj, CEO i amalgamës financiare, krahu i djathtë i Zana Koninit, është dora që kanalizon fondet nëpër xhepa, duke përfshirë edhe disa kompani të tjera për kamuflim.

Kupola e oktapodit financiar ka paga marramendëse jashtë realitetit shqiptar, madje edhe mbi standardin e Zvicrës. Ka shumë arsye që bujqësia e Shqipërisë është me qesharakja dhe e degraduar në kontinentin Evropian, por Fed Invest mund të jetë një prej tyre.

Kush është Fondi Besa

Fondi Besa, sot me kapital rreth 40 milionë euro, është themeluar (sipas letrave) në korrik të vitit 2008, një vit para se Ilir Meta të bëhej pjesë e qeverisë Berisha, por Fondi ka vepruar në ilegalitet më herët.

Fondi aplikoi për licencë që në vitin 2007.
Fondi Besa sh.a. u pajis me licencën nr. 10, datë 26.12.2008 si subjekt jobankë për ushtrimin e veprimtarive financiare të parashikuara nga ligji për bankat.

Nga 2007 deri në dhjetor 2008, Fondi Besa ka operuar pa licencë, duke dhënë 11 mijë kredi, si dhe ka hapur 41 degë në të gjithë vendin.

Brenda dy muajve, gusht-shtator 2008, kapitali u rrit pa burim nga 2 milionë lekë në 1 milionë euro. Më pas kapitali u rrit në 4 milionë euro.

Nuk janë indicie, por fakte që ngrenë dyshime serioze për pastrim parash.

Fondi Besa ka vepruar në mënyrë të paligjshme nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë, asokohe me në krye Ardian Fullanin, lidhje e ngushtë e Ilir Metës.

Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit, ishte një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë që votoi për pafajësinë e Ilir Metës në janar 2012 për videon Meta-Prifti.

Në letra, pronari kryesor i Fondit Besa është Bajram Muçaj, i cili mban edhe funksionin e drejtorit ekzekutiv.

Si person të besuar ka anëtarin e këshillit bashkëfshatarin e tij nga Skrapari, Rektori i Universitetit Bujqësor-Kamëz, Bari Musabelliu, nën hetim për vjedhje fondesh dhe i veshur me florinj.

Bajram Muçaj nuk është një lidhje e zakonshme e Ilir Metës. Bajram Muçaj, nga Leshnja e Skraparit, është një dorë e besuar e Ilir Metës.

Nga një personazh pa historik biznesi, pa kapital dhe pa asnjë bazë financiare, por vetëm si një nga xhepat e Ilir Metës, Bajram Muçaj nisi të krikonte një perandori financiare pa baza ligjshmërie.

Herë pas here Fondi Besa është denoncuar për skema mashtrimi dhe zhvatje me vlerë dhjetëra milionë euro të mijëra qytetarëve, të kapur me rrjetën e mikrokredisë.

Por, duket qartë se qëllimi kryesor i Fondit është qarkullimi dhe pastrimi i parave pa burim.

A janë paratë e Ilir Metës në Fodin Besa?

Në një nga kallëzimet depozituar në SPAK referohen disa transaksione të dyshimta me vlerë miliona euro nga offshoret dhe Andorra drejt llogarive të Fondit Besa.

Disa transaksione nga bankat në Andorra drejt llogarive të Fondit Besa përkojnë me kohën kur Monika Kryemadhi ka kaluar kufirin tokësor në këmbë dhe me çanta të mëdha nëpër duar.

Pra, 2-3 ditë pasi Kryemadhi kalonte kufirin shqiptar drejt Greqisë në këmbë dhe me çanta, në llogaritë e Fondit Besa kalonin shuma të mëdha parash.

Pjesë e stafit të Fondit Besa janë kryesisht anëtarë të LSI dhe ish drejtorë të LSI në piramidën e administratës publike 2009-2017.

Rreth 70 % të kredimarrësve të Fondi Besa janë anëtarë të LSI dhe të rekomanduar verbalisht nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Në vitin 2019, Prokuroria dokumentoi një nga skandalet e Fondit Besa, me marrjen e parave me fajde. Personazhe pranë LSI dhe kandidatë të kësaj partia, dorëzonin te Fondi Besa 50 deri në 100 mijë ero dhe pas disa ditësh merrnin pas 70-100 mijë euro.

Burime brenda Fondit Besa thonë se Bajram Muçaj është thjeshtë një menaxher i caktuar nga Ilir Meta. Burimet flasin edhe për urdhëra verbalë të Monika Kryemadhit për transaksione, punësime, ulje dhe ngritje në detyrë, aprovim kredish, fshirje kredish etj.

Bajram Muçaj shfaqet edhe si sponsor i fushatave elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dyqanit familjar të Ilir Metës, tashmë me tabelën Partia e Lirisë.

Nga ana tjetër, vëllai i tij, Lemi Muçaj, ishte kandidat i LSI pët deputet në zgjedhjet parlamenate të vitit 2021.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekustruar një telefon të Monika Kryemadhit, të cilin e kishte fshehur në shtëpinë e nënës së saj.

Kryemadhi zhvilloi një betejë epike ligjore deri në Gjykatë të Lartë për kthimin e këtij telefoni dhe zhvlerësimit si prova të të gjitha të dhënave të rikuperuar nga ekspertët e SPAK-ut në këtë telefon.

A ka gjetur SPAK të dhëna që tregojnë se Ilir Meta është pronar indirekt i Fondit Besa?