Futbollisti nga Shkodra, Andreas Ndoj është grumbulluar në kombëtaren greke për dy ndeshje miqësore të radhës.
Ndonëse Greqia mbeti jashtë Europianit 2024, Ndoj duket se ia ka arritur t’i bashkohet fqinjëve jugorë, teksa është grumbulluar mes 27 lojtarëve të tjerë për ndeshjet miqësore me Gjermaninë dhe Maltën.
Ndoj kërkoi te FIFA të largohej nga 17-vjeçarët kuqezi, për t’iu bashkuar Greqisë. Më pas ai u largua nga 19-vjeçarët grekë, për të luajtur me Shpresat e Shqipërisë.
Lëvizjet e shpeshta bënë që FIFA ta bllokonte për gati 1 vit e gjysmë trasferimin e tij sërish te grekët.
Ndoj është me origjinë nga Shkodra dhe ka lindur në Athinë. Ai është mbrojtës me ekipin grek të Olympiacos-it dhe më herët raportohet se kishte shprehur dëshirën të luante me Kombëtaren shqiptare.
Megjithatë, sipas edhe raportimeve në media, ka qenë babai i tij ai që ka preferuar që djali të luajë për Greqinë, dhe siç ka thënë ai “të bëjë edhe ushtrinë në Greqi”