Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve ka qenë duke raportuar kreu i SPAK, Altin Dumani ajo që ka rënë në sy ka qenë diskutimi vesh më vesh mes Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës.
Të dy deputetët e opozitës po diskutonin diçka, ndërsa demokrati mbante veshur një bluzë, ku jepej mesazhi për lirimin e Sali Berishës.
I cili, është kyçur në shtëpi nga SPAK.
Kujtojmë që dhe vetë Monika Kryemadhin, bashkë me të shoqin, janë nën hetim nga SPAK.
Por dhe Flamur Noka nga ana tjetër, është i kallëzuar, ndërsa nuk dihet nëse dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nga SPAK.
Ndaj dhe është i kuptueshëm shqetësimi i tyre, kur kanë përballë armikun Altin Dumani.