Ilir Meta ka komentuar nga Ljubljana çështjen “Berisha”, duke thënë se ajo që po ndodh me ish-kryeministrin është çmenduri dhe se procesi ndaj tij është politik.
“Ajo qe ka ndodhur me Berishën është një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.
Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.