osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

RTSH-ja, Ina Zhupat dhe marrëzia e njerëzve që bëjnë ligjet

RTSH-ja, Ina Zhupat dhe marrëzia e njerëzve që bëjnë ligjet

Në shoqërinë tonë në tranzicion, Televizioni Publik erdhi si një fëmijë i padëshiruar, i privuar nga dashuria dhe përkujdesja dhe ekzistoi në vite vetëm si fasadë e reformës demokratike.

Ai ekzistoi vetëm si emër, pasi besueshmëria e publikut humbi pak nga pak për shkak të varësisë ndaj pushtetit dhe degradimit gradual, por të pandalshëm të misionit fillestar. Menaxhuesit e tij në vite janë përgjegjës për mosrespektimin e standardeve profesionale të gazetarisë, mungesën e qasjes së balancuar dhe të paanshme ndaj çështjeve aktuale, mungesën e pluralizmit të pikëpamjeve politike dhe kulturore dhe mosrealizimin e misionit të tij kryesor.

Rifitimi i besimit të publikut dhe forcimi i Televizionit Publik Shqiptar gjatë muajve të fundit, u ka prishur rehatinë disa aktorëve të dështuar të shoqërisë, atyre me gjykim të dobët dhe pa veprimtari e punë konkrete, që janë mësuar në vite të shpifin, të vegjetojnë, të përvetësojnë punën e të tjerëve, pronën publike, ta trajtojnë atë si pronën e tyre e të mos marrin në konsideratë punën e profesionistëve, të njerëzve të kualifikuar, të ndershëm e atdhetarë, idealistëve që i japin shoqërisë pa kërkuar asgjë në këmbim.

Në kakofoninë e sotme të mesazheve të ngatërruar, dezinformativë dhe interpretimeve kontradiktore të ngjarjeve, janë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit edhe disa pseudodeputetë që me injorancën, paaftësinë, dezinformimin e tyre, trazojnë të përditshmen e njerëzve që punojnë, intelektualëve të ndershëm që e bëjnë natën ditë në këmbim të realizimit të objektivave të tyre dhe merreni me mend, se çfarë impakti më të rëndë shkaktojnë te njerëzit e thjeshtë, që nuk e kanë mundësinë të deshifrojnë çmendurinë e tyre, për shkak të luftës së përditshme për të mbijetuar dhe pamundësisë për të kuptuar nivelin mjeran të njerëzve të veshur me pushtet.

Një shfaqje e shëmtuar direkt nga salla e Parlamentit të Shqipërisë, e një deputeteje të opozitës që shpifjen e ka pjesë të së përditshmes së saj, që denigron pa u ndalur figura akademike, pedagogë, gazetarë e njerëz me kontribute në shoqëri, nuk ndalet në përpjekjen e saj të çmendur për të rënë në sy e për të spikatur si kontribuese në zbardhjen e të vërtetave, ndërkohë që shpif, anatemon, fyen, denigron dhe asnjë gjemb s’i hyn në këmbë. Ku e gjen guximin kjo deputete të shpifë përditë, të kërkojë të drejta që s’i takojnë, të bëjë gjykatësin, hetuesin, drejtuesin, e gjithfarë profesionesh që nuk janë të sajët? A nuk ju duket, të nderuar ligjvënës, që toleranca i ka kaluar kufijtë? Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi më i lartë drejtues i Radio Televizionit Shqiptar dhe përbëhet nga njerëz të cilët vetë kjo deputete dhe anëtarët e tjerë të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i kanë zgjedhur me shumicë votash.

Por në momentin që zgjidhen për të ushtruar mandatin e tyre 5 vjeçar, ata kanë pavarësinë e tyre që ua jep ligji, zbatojnë detyrat të cilat patjetër janë objekt monitorimi të vazhdueshëm nga organi i përcaktuar nga ligji dhe në rast parregullsish të rënda, apo moszbatimi të detyrave, mund të shkarkohen sipas rregullores nga Komisioni që i ka zgjedhur. Por ata nuk marrin urdhër nga askush se kë shkarkojnë apo ngarkojnë, të nderuar ligjvënës. Komisioni për Edukimin ka të drejtë të shkarkojë anëtarin e Këshillit Drejtues, por jo të kërkojë shkarkimin e atij që emëron Këshilli Drejtues. Absurditetet në shoqërinë tonë dhe për fat të keq në organin më të lartë që bën ligje për qytetarët, po arrijnë kulmin. Ju ftoj t’i pyesni punonjësit e shkarkuar në mënyrë kolektive: si ka mundësi që një pjesë e tyre janë punësuar në mënyrë kolektive?

Si ka mundësi që konkurset për vendet drejtuese i fituan në mënyrë kolektive të gjithë ish drejtuesit dhe ish punonjësit e Top Chanel-it, sapo vjen në drejtim një ish drejtues i Top Chanel-it, kur ndërkohë ka punonjës në Televizion që kanë pasur eksperiencë të vërtetë njëzetë dhe tridhjetë vjeçare dhe nuk e fitonin konkursin? A mund t’i pyesni se si ka qenë bashkëpunimi i tyre me Drejtorin e Përgjithshëm që u fut në burg? Sa vite pune ka secili prej tyre në median publike? Cili është kontributi më i madh dhe i vyer që ata kanë dhënë në këta pesë apo dhjetë vjet, për të cilin ndihen krenarë? Puna në media është punë krijuese dhe krijimtaria dhe kontributi nuk vlerësohet nga vetë personi por nga teleshikuesi. Cila vepër e shkëlqyer e këtyre punonjësve i ka mbetur në mend këtij të fundit? Dhe e fundit: krijimtaria është subjektive dhe punonjësit që bëjnë pjesë në sektorin krijues janë në monitorim të vazhdueshëm. Pra, ata janë të zëvendësueshëm në çdo moment që gjendet një më i mirë.

Gjithandej në kanalet më të mirë televizivë në botë, gazetarët punojnë me kontrata gjashtë mujore ose një vjeçare. Qenia gjithnjë në konkurrencë i bën ata të punojnë me përkushtim dhe të kualifikohen vazhdimisht, për të siguruar kontrata në vazhdim. Nuk ka më kontrata të përjetshme siç ishte në kohërat e mëparshme që dilje në pension në të njëjtin vend pune. Edhe kjo mund të ndodhë, po kur je një specialist i veçantë, që bën diçka që nuk e bëjnë të tjerët.

Ina Zhupa nuk mund të jetë relatore për Raportin një vjeçar te RTSH-së, pasi ajo nuk i ka ndjekur zhvillimet e atyshme. Ajo nuk erdhi së bashku me kolegët e saj për t’i parë gjërat nga afër, nuk erdhi të takohej me drejtuesin e zgjedhur që prej një viti që po punon pa u lodhur për reformimin e RTSH-së. Ajo nuk ka ardhur asnjëherë, as para se të emërohej z.Peza për të pyetur se çfarë mbështetje kërkohet nga Kuvendi për ta ndihmuar RTSH-në. Ina Zhupa dhe kolegët e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kanë vite që e pengojnë punën në RTSH, duke vonuar me muaj dhe vite zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke bërë shkelje pa fund në përcaktimin e fituesve, duke mos zbatuar kriteret e përcaktuar me ligj, duke mos çùar në seancë dy kandidatura, siç e kërkon ligji, por vetëm një, duke mos respektuar përkatësinë partiake, etj.

Ina Zhupa nuk i ka kryer detyrat e saj dhe s’ka të drejtë as të relatojë, as të bëjë vërejtje. Ina Zhupa dhe deputetë të tjerë që nuk kanë shkelur në RTSH nuk kanë të drejtë morale të flasin. Inës dhe kolegëve të saj do t’i duheshin tri jetë për të bërë ato që kanë bërë shumë profesionistë të vërtetë në Televizionin Shqiptar në këta 30 vjet, për të bërë ato që ka bërë drejtuesi aktual i Televizionit, i cili nuk është vetëm një partiak, siç thotë ajo, por është një nga gazetarët më të mirë të brezit të tij, një njeri që i ka ngjitur hapat një nga një duke punuar fort në gazetari jo vetëm më profesionalizëm, por me përkushtim të rrallë, ka hyrë në politikë në çastin e duhur, ka drejtuar Komisionin për Edukimin para Inës, ka zhvilluar tryeza për reformimin e Televizionit Publik që nga viti 2013, vit kur ka filluar të hartojë projektin e tij, ka bërë dy televizione nga e para dhe ky është i treti etj…etj…

Z. Peza është i zgjedhur nga Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe e shkarkon vetëm organi që e ka zgjedhur dhe ky i fundit nuk merr porosi as urdhra nga Ina Zhupa. Ina nuk shkarkon, as nuk ngarkon dot asnjë, se i duhen vota. Ndërkohë, ajo mundet vetëm të vazhdojë të bëjë zhurmuesin, ndërsa ne, me përkushtim do të vazhdojmë reformimin e Televizionit dhe do ia kthejmë atë publikut./Ivana Tomço