osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zhduket Presidenti iranian: Helikopteri në të cilën udhëtonte Ebrahim Raisi, pëson aksident! TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

Zhduket Presidenti iranian: Helikopteri në të cilën udhëtonte Ebrahim Raisi, pëson aksident! TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

Një incident ka ndodhur në një helikopter në të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Burime televizive flasin për një aksident, media të tjera për një ulje emergjente në Azerbajxhanin Lindor. Presidenti kishte inauguruar një digë së bashku me presidentin e Azerbajxhanit.

Në zonë, rreth 600 kilometra larg Teheranit, sipas dëshmitarëve, kishte mjegull të dendur. Në kolonë ishte edhe ministri i Jashtëm.

Kërkime të gjera po zhvillohen me ekipe të pajisura me dronë, por kushtet e pafavorshme të motit në male e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit.

Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi ka konfirmuar për televizionin kombëtar se një nga helikopterët e autokolonës së presidentit ka pasur një ulje të vështirë.

“Grupe të ndryshme shpëtimi po lëvizin drejt vendit të ngjarjes, por për shkak të mjegullës dhe motit të keq, mund të duhet kohë për të arritur në zonë. Puna është nën kontroll”, tha Vahidi.

Ndërkohë udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”.

Kjo u raportua në një përditësim nga TV izraelit Channel 12.

Pas lajmit për rrëzimin e helikopterit të presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, ka ardhur edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një deklaratë për mediat tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë raportimet mbi ngjarjen.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po vëzhgon nga afër raportet për rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në një deklaratë për mediat.
Irani dhe SHBA kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh, veçanërisht pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2018.