osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hajdarin e vranë Berisha e Nano, qoftë dhe me heshtje përballë kërcënimeve për vrasje. Tani dekorohet atentatori, të djathtë e të majtë e votojnë “Qytetar nderi” i Hasit

Hajdarin e vranë Berisha e Nano, qoftë dhe me heshtje përballë kërcënimeve për vrasje. Tani dekorohet atentatori, të djathtë e të majtë e votojnë “Qytetar nderi” i Hasit

Nëse ka një maskarallëk , që është bërë sot për sot në Shqipëri, në variantin e tij të plotë dhe me cikël të mbyllur, është qëndrimi ndaj ish liderit të Dhjetorit dhe kryetarit të parë të PD-së Azem Hajdari.

E filloi Sali Berisha, që pasi e përdori për të marrë PD në dorë duke larguar rivalët Neritan Ceka, Gramoz Pashko dhe duke shmangur Aleksandër Meksin, e shmangu rëndshëm edhe  Azem Hajdarin.

Në fillim e la jashtë kabinetit qeveritar, që aq shumë e kërkonte Azemi për të qënë ministër, pastaj për një shpullë që i dha një zyrtari të rangut të ulët në PD, e përjashtoi nga grupi parlamentar, nga kryesia dhe të gjitha organet dhe strukturat drejtuese të PD, duke e degraduar tërësisht. Përjashtim që zgjati deri në mesin e vitit 1997.

 

Berisha shkoi deri aty sa bëri që Azem Hajdari në selinë e PD të ndante dhe zyrën me dy pastrueset e selisë, pavarësisht se me rikonstruksionin e kësaj godine sipërfaqja u dyfishua dhe kishte zyra bosh që qëndronin të mbyllura me çelës, ndërkohë që Azemi “bashkëjetonte” me pastrueset dhe ndante zyrën me to.

Azem Hajdari qëndroi jashtë strukturave të PD sa kohë Berisha ishte në pushtet dhe u thirr vetëm atëherë kur PD ishte në kulmin e rënies pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 1997, viti i trishtë i tragjedisë së marsit të këtij viti kur shteti i shpërbë për 3 ditë dhe ra në duar të bandave.

Berisha është akuzuar shpesh se ka qënë njeriu më i interesuar për vrasjen e Azem Hajdarit, tentativë që dështoi në mes të Kuvendit në shtator 1997, kur atentatori ish deputeti i PS për Hasin Gafur Mazreku qëlloi mbi ish liderin e dhjetorit duke e plagosur rëndë.

Minimumi heshtja e Berishës, nxjerrja e tij në pritë dhe lënia e Azem Hajdarit në “grykën” e armëve të kundërshtarëve të tij të shumtë ishte vrastare për Azem Hajdarin më 12 shtator 1998.

Pastaj Berisha e shfrytëzoi politikisht për të realizuar grushtin e dështuar të shtetit dhe Azem Hajdari i ka shërbyer më shumë i vdekur se sa i gjallë gjatë tërë karrierës politike.

Vrasjen e Hajdarit me heshtjen e tij e “miratoi” dhe ish kryeministri Fatos Nano që i kishte të gjitha informacionet për atentatin që po i përgatitej dhe për vrasjen e pashmangshme.

Fakti që pas ardhjes së Berishës në pushtet, Fatos Nano ishte më i preferuari i ish- kryeministrit demokrat që ia “hoqi” barrën e vrasjes së Azem Hajdarit tregon më së miri se kanë qënë të gjithë në heshtje dakord për eleminimin e ish liderit të dhjetorit.

Situata e mëvonshme ku askush nuk mori përsipër rihapjen e kësaj dosje të rëndë, as Berisha që fitoi zgjedhjet me këtë “kalë beteje” mes të tjera më 2005, tregon qartë se të gjithë kanë luajtur rëndshëm me emrin e Azem Hajdarit.

Dhe loja me emrin e Hajdarit me sa duket e mbyll ciklin me dhenien e titullit “Qytetar Nderi” të Hasit atenatatorit të liderit të dhjetorit, pikërisht ish deputetit të PS Gafur Mazreku që nuk jeton më tashmë.
13 vota pro dhe një abstenim kanë qënë të mjaftueshme për ta bërë “qytetar nderi” të Hasit Gafur Mazrekut, çka ka sjellë dhe reagimin e gjithë politikës kundër.

Por dhe këtu politika ka qënë bashkë kundër Azem Hajdarit, përderisa dekoron atentatorin e tij Gafur Mazreku, 21 vite pas atentatit në mes të parlamentit, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Me vetëm një këshilltar të PS, dy këshilltarë të PD, pjesa tjetër të gjithë më shumë të djathtë se të majtë, kanë bërë “qytetar nderi” vrasësin në tentativë më 1997 të Azem Hajdarit.

Një maskarallëk, me përmasa gjithëpolitike kundër ish liderit të dhjetorit të vrarë para selisë së PD më 12 shtator 1998, vrasje, që u pasua me një grusht të dështuar shteti të organizuar nga Berisha.
Bërja politikë me këtë rast, sulmet mes njëri tjetrit të liderëve politikë janë një hipokrizi e pastër, pasi Hajdarin e degjeneruan të gjithë duke filluar nga PD ,vijuar me PS e përfunduar tek PR. Askush s’ka gojë të flasë më pas këtij akti të shëmtuar./Pamfleti