Këtë vit pritet të vendosen rekorde të reja në Shqipëri përsa i përket turistëve.
Jemi dëshmitarë dhe ne po mësojmë më shumë rreth tipologjisë së turistëve, si cilët janë më dorëlëshuarit, më kopracët, me gojëmblit, ata që konsumojnë më shumë alkool, etj.
“Alkool pinë europianët e veriut, norvegjezët, suedezët, anglezët, moshat e reja pinë më shumë. Koprracë janë italianët dhe spanjollët. Gojëmbëlit janë italianët, janë ‘uaa, sa bukur nuk e prisja Shqipërinë të tillë’.
Detajistë në përgjithësi janë të gjithë, pastaj ata që ankohen nëpër platforma të komunikimit janë çekët, polakët.
Ata që vijnë nga vendet më larg, amerikanët, kanadezë lënë bashkishe janë dorëlëshuar, ndërsa evropianët nuk e kanë kulturën e bakshishit. Edhe kamerierët e ndjejnë që të huajt janë të ëmbël të dashur por në fund nuk lënë bashkish. Anglezët kërkojnë byftekun, e duan dhe me makarona sipër, mbase edhe ketchup sipër“