Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi humbi me vendim të ndarë të gjyqtarëve me me pikë, në meçin që zgjati 12 raunde dhe fitues doli Oleksandr Usyk.
Ukrainasi e fiton meçin me vendim të ndarë nga gjyqtarët, me këto rezultate: 115-112, 113-114, 114-113. Nokdaun-i në raundin e nëntë rezulton të jetë vendimtar.
“Besoj se e fitova ndeshjen. Besoj se ai fitoi disa raunde, por unë fitova më shumë prej tyre. Ne do të kthehemi te familjet tona dhe do të shihemi sërish në tetor”.
“Unë nuk do të ulem këtu dhe të qaj dhe të kërkoj justifikime”, ka thënë Fury.
Promovuesi i Fury, Frank Warren, ka thënë se është boksieri britanik ai që do të vendos se çfarë do të bëhet tutje, pasi kontrata është e qartë.
“Është vendimi i tij, çfarëdo që Tyson dëshiron të bëjë, varet nga ai. Klauzola në kontratë thotë revansh i menjëhershëm”, ka thënë Warren.
https://twitter.com/The_Forty_Four/status/1791978238043992255?