Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pasi pas 12 raundeve të zhvilluara ndaj Tyson Furyt në Arabinë Saudite, ai fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Në raundin e parë, Fury u mundua ta marrë kontrollin në qendër të ringut, mirëpo ishte Usyk ai që i dha një goditje të fortë dhe të saktë.
Raundi i dytë ishte më i baraspeshuar, me Usyk që bëri një kombinim me dy grushte në drejtim të Furyt, mirëpo ky i fundit u kundërpërgjigj me një goditje të mirë.
Edhe raundi i tretë ishte po ashtu i barabartë, mirëpo e njëjta nuk mund të thuhet edhe për raundin e katërt të cilin e dominoi plotësisht Fury me disa goditje të sakta në drejtim të Usyk.
Ky ritëm i dominimit të Furyt vazhdoi edhe në raundin e pestë, me boksierin britanik që bëri një kombinim prej tre grushtesh në trupin e Usykut.
Raundi i gjashtë na dëshmoi se Fury kishte marrë kontrollin total të meçit. Britaniku lëshoi një të djathtë të fuqishme të cilën pa dyshim e kishte ndjerë Usyk.
Në raundin e shtatë të boksierët shkëmbyen disa grushte të fuqishme, ku Usyk i dha Furyt një të majtë të fortë.
Teksa po i afroheshim fundit, situata mori një kthesë tjetër dhe Usyk filloi të marrë kontrollin e ndeshjes dhe ishte shumë afër fitores në raundin e nëntë pas një ‘breshërie’ goditjes, por mund të themi se gongu e shpëtoi boksierin britanik.
Në fund pas 12 raundeve të zhvilluara, Usyk mori fitoren e merituar pasi gjyqtarët me vendim të ndarën vendosën për triumfin e ukrainasit me këto rezultate: 115-112, 113-114, 114-113.