osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!

Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!

Gjëja më e rëndësishme për të cilën mbahet mend Gafurr Mazreku, është se ka qëlluar me pistoletë në sallën e Kuvendit.

Nga Mero Baze

Ajo që po mendoja kur mora vesh lajmin, është se çfarë i ka nxitur këshilltarët e Hasit të shkojnë drejt këtij vendimi.

Nëse shikon listën e këshilltarëve, në shumicë janë të djathtë. Ai republikani për shembull, kishte dhe mbiemrin Mazreku. Me siguri ka qenë ndër më të zjarrtët.

Të tjerë ishin legalistë, ballistë, një parti që ca kohë vulën e kishte Eduart Ypi, disa parti fantazma të majta e të djathta, duke qenë një mozaik i qartë i pazareve që bëhen me votat e partive në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Socialistët kishin vetëm një këshilltar, demokratët dy dhe gjithë të tjerët janë çakejtë e zonës, që mbajnë nga një sigël partie.

Dhe janë bërë bashkë për t’i dhënë një dekoratë si intelektual, Gafurr Mazrekut.

Gjëja më e rëndësishme për të cilën mbahet mend Gafurr Mazreku, është se ka qëlluar me pistoletë në sallën e Kuvendit.

Kjo do të mjaftonte për t’u konsideruar minimum i papërgjegjshëm gjithë jetën, pa i lënë vend fantazisë për ta quajtur dhe njeri me vepra intelektuale.

Në këtë pikë, çdo përpjekje për ta justifikuar nderimin e tij pas vdekjes, është banal.

Reagimi i kryeministrit për të bllokuar dekorimin përmes prefektit, është reagimi i duhur dhe këtu ky banalitet duhet të marrë fund.

Por gjesti i këshilltarëve të Hasit duhet parë më thellë. Ata janë njerëz që shikojnë se në këtë vend çdo gjë është bërë pazar dhe kanë menduar të bëjnë dhe ata një pazar.

Ashtu siç kanë bërë pazar për votat, duke shitur votën për kryetarin dhe duke marrë votën për partinë, ata këshilltarë shikojnë se çfarë kompetencash kanë dhe vazhdojnë bëjnë pazar.

Pak a shumë, ata më kujtojnë Bujar Nishanin. Dhe ai, i mbyllur në Presidencë, me pak kompetenca ekzekutive, por shumë shanse për qoka dhe dekorata, filloi përdorte atë kompetenca që kishte.

Kështu, ne përfunduam me një pronar picerie në Vjenë, që merr “Urdhërin e Skënderbeut”, fizioterapistja e Bujar Nishanit po ashtu, dhe më tej, kë njihte e nuk njihte, ku shkonte fshatrave për të pirë raki, apo ku ikte nëpër botë për të ndenjur disa ditë, ai “paguante” me dekorata, duke e kthyer të drejtën e tij për dekorata, në banalitet ekstrem.

Këshilltarët e Hasit me siguri shikojnë dhe pazaret e qeverisë, faktin që të gjithë që kanë diçka në dorë përpiqen ta shesin dhe të përfitojnë prej saj.

Shikojnë deputetë që ndërrojnë parti, shikojnë drejtora që nuk duan të ikin nga puna dhe ikin nga LSI, shikojnë ministra që bëjnë pazare me biznesmenë, shikojnë kryetarë partish, që bëjnë pazare për votat, dhe në fund, kanë bërë dhe ata një pazar.

Me siguri ndonjë kushëri i tij brenda Këshillit (larg qoftë të jetë ai republikani), ua ka propozuar si pazar dhe ata i kanë rënë shkurt. E kanë tepruar pak me atë përshkrimin si intelektual, por brenda pazarit shkon.

Kaq është e gjitha që mund të thuhet për banalitetin e tyre. Kjo hakërrima ndaj tyre si njerëz politik, është qesharake.

Ata kanë bërë një pazar me njëri- tjetrin dhe e kanë mbajt fjalën. Fyerja më e madhe që mund t’u bëhet është se janë treguar banalë si Bujar Nishani! Këtë fyerje e meritojnë.