osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sa pak vlerësohet arti në Shqipëri! Ta gëzosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko… Tirka!

Sa  pak vlerësohet arti në Shqipëri! Ta gëzosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko… Tirka!

Aktori i madh, i njohur shpesh edhe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, tashmë ka disa muaj që ka dalë në pension dhe jeton me ato pak mundësi që ka dhe pensionin qesharak.

Korçari, Sotiraq Bratko, është një ndër aktorët e shquar shqiptarë, i cili ka luajtur me qindra role nëpër filmat shqiptarë që të gjithë i kemi parë dhe na kanë pëlqyer pafund.

Aktori i madh, i njohur shpesh edhe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, pra tashmë ka dalë në pension dhe jeton me ato pak mundësi që ka dhe pensionin qesharak. Por, skandali qëndron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit.

131 mijë lekë të vjetra është pensioni i ofruar nga qeveria për aktorin, edhe pse ka dhënë shpirtin e tij në skenë dhe është një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare.
“Ta gëzosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!

Na mbive” në sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko… hapim televizorin, në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë Ti; në shfaqjet më të suksesshme të skenës, pothuajse gjithmonë Ti; mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë Ti…; i nderuar dhe respektuar, gjithmonë Ti…; i vlerësuar nga publiku shqiptar, po e po Ti…; dhe sot që ke marrë statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh Ti. Me sytë e qeshur dhe buzën në gaz…;

I buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lek; i buzëqeshur; ndonëse “të mëdhenjtë” lart i kanë kursyer titujt për ty…; i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata që aq shumë të afrojnë kur ju duhesh…; I buzëqeshur miku im, sepse Ti je ai që rrallë kush bëhet. Je Ai që të gjithë të vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenës dhe ekranit. Mos u mërzit artist i madh! Ti ke respektin e mirënjohjen e të gjithëve!”, shkroi kohë më parë Ilir Jano në një postim në rrjete sociale.