Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të krimit, për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi.
Sipas informacioneve, mësohet se Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, i cili është burri i viktimës, ndërsa është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Sipas informacioneve të para, shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.
Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.
Pista e hetimit është vrasja, ndërsa është përjashtuar mundësia e grabitjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë një denoncim për dhunë në familje.
Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.
Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.