osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Djaloshi i motshëm Koço Qendro sot në 97 vjetorin e lindjes edhe shumë vite të tjera jetë i urojmë

Djaloshi i motshëm Koço Qendro sot në 97 vjetorin e lindjes edhe  shumë vite të tjera jetë i urojmë

Sot është 97 vjetori i lindjes të aktorit Koço Qendro të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet!

Koço Qendro Lindi në 15 maj 1927 në fshatin Senicë të Delvinës.

Arsimin 7-vjeçar e kreu në qytetin e Delvinës, ndërsa arsimin e mesëm në qytetin e Elbasanit. Qysh në bankat e shkollës simpatizoi Luftën Nacionalçlirimtare dhe në moshën 15-vjeçare doli partizan për çlirimin e vendit. Mori gradën e oficerit dhe për 11 vjet resht kreu në ushtri detyra politike, me rininë dhe kulturën.

Në vitin 1956 ngarkohet me detyra në sektorin e kulturës në Korçë. Në fillim të viteve 1960 zgjidhet si një ndër aktoret themelues që krijuan trupën e Estradës Profesioniste të Korçës. Që nga krijimi i saj e derisa doli në pension, në mbi 120 premiera realizoi një mori figurash me nivel të lartë artistik, duke luajtur në llojet e shkurtra të teatrit të varietesë, si: skeçe, pantomime, dialogë, monologë, parodi e kuplete etj. Në dy festivale të estradave profesioniste është laureuar me çmim të parë. Ka dhënë ndihmesën e tij edhe si shkrimtar humorist, duke shkruar skeçe e pjesë për fëmijë, që kanë merituar çmime e vlerësime.

Figura të realizuara të K. Qendros, përveç estradës, të vlerësuara edhe nga kritika, janë ato në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, sikundër ishin ser Enry Eugici te “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, regjisor Pirro Mani, me të cilin përshfaqi natyrën burleske, deri në një bufonadë pa të keq, të kalorësit kinse guximtar por frikacak, dashnor fatkeq e pretendues i Olivies; Harpagoni te komedia “Koprraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, që luajti dy herë, më 1976 dhe 30 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit.

Falë fuqisë së tij aktoriale, energjisë së brendshme, të dhënave komike të bollshme, të shprehura këto edhe në trupin e hollë e të shkurtër, në mimikën ekspresive, në ojnat e përpunuara, në maskën e fytyrës a zërin e holluar; falë plastikës së gjetur prej gungaçi, posaçërisht të sjellurës së tij komike e plot hir që ishte transfiguruar në veprim organik të vetë personazhit. K. Qendro solli një nga shëmbëlltyrat më të suksesshme të Harpagonit në Shqipëri, krahas asaj të Zef Jubanit edhe Robert Ndrenikës.

Në disa filma krijimet e tij, ndonëse figura episodike, kanë qenë interesante si: Sefedini te “Përballimi”, Aleks Xixa te “Vendimi”, Ballisti tek “I teti në bronz” dhe Leksi tek “Agimet e stinës së madhe”, Kryeplaku i fshatit te “Tre ditë nga një jetë”. Ka punuar me përkushtim për ngritjen e kartotekës, dhomës muze dhe historikut të teatrit dhe tërë lëvizjes artistike në qarkun e Korçës. Për merita në luftë dhe në skenë është nderuar me 6 Medalje, si dhe 3 Urdhra: “Ylli i kuq” dhe “Naim Frashëri”, Klasi II dhe Klasi III.