Ish- deputeti Myslim Murrizi dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika.
Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.
”Opozitë e dyzuar ku secili nga këto individë që ëndërrojnë largimin përfundimtar të Sali Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lideri imagjinar të kësaj opozite në të ardhme.
Ato presin t’i hiqet mandati zotit Berisha ato që kanë thënë më herët e kështu do të ndodh e do t’i hiqet në qershor pasi mbush 6 muaj, megjithëse nuk justifikohet nga ana ligjore e Kushtetuta që t’jua heqin.
Presin të dënohet Berisha që ta kap dekriminalizimit për të mos qenë deputet në zgjedhjet e 2025-ës dhe këto o burra shyqyr vdiq baba të na lirojë krevatin dhe secili bëhet faktor më vete.
Ky grusht njerëzish, Gazi, Flamuri, Belindi, të gjithë këto të cilët flasin se nuk mundet një opozitë e konsoliduar që pretendon të vij në pushtet, nuk mund të bësh tubime ku nuk janë as protesta dhe të flasin vetëm tre folës. Që edhe kur flasin, gjysma e turmës lëvizin e ikën”, tha Murrizi në “Breaking”.