osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mësuesi i gjuhës i kthyer në “historian” Ardian Vehbiu u përgjigjet shqiptarëve me një status ironik: Mos ma prek Bubulinën

Mësuesi i gjuhës i kthyer në “historian” Ardian Vehbiu u përgjigjet shqiptarëve me një status ironik: Mos ma prek Bubulinën

Nga Ardian Vehbiu

Me qindra komente shoqëruan statusin tim të djeshëm për përkatësinë etnike të heronjve arvanitë të revolucionit grek; më shumë se gjysma e tyre e hodhën poshtë statusin, më rekomanduan se çfarë të lexoja, më quajtën tradhtar të çështjes shqiptare dhe të paguar nga grekët, ose edhe thjesht më shanë. E dija ç’më priste që kur i lashë komentet të hapura: kështu marrin pjesë bashkatdhetarët e mi në debatet publike, kështu kanë mësuar të bëjnë dhe kështu do të vazhdojnë.

Nuk kërkoj simpati as popullaritet me statuset e mia; nuk shqetësohem shumë nga indinjata dhe keqdashja e disave që nuk i njoh dhe që mbase nuk e meritojnë që t’i njoh. Por më shqetëson mbizotërimi, në mendjet e njerëzve të interesuar për historinë dhe identitetin, i një narrative në mos të shpikur të paktën krejt të vjetruar, e cila nuk i përgjigjet më narrativës historiografike moderne dhe gjithçkaje që kemi mësuar, si njerëz, këto dy shekujt e fundit.

Kjo është narrativë folk-nacionaliste, etnocentrike dhe ksenofobike, me nota viktimizmi dhe revanshizmi; që mbahet gjallë nga njerëz të paditur dhe intolerantë, të cilëve prej vitesh u është ushqyer një ideologji e keqe, fashistoide. Modeli i turmës kështu të krijuar është ai i një grupi tifozësh futbolli, që kanë dalë në rrugë për sherr. Ajo çfarë kërkojnë këta njerëz nga “Akademia” (si institucion që prodhon dije) është që të konfirmojë dëshirat e tyre infantile, dhe të sjellë “fakte” në shërbim të saj.

Dukuria është ballkanike, nuk kufizohet vetëm me shqiptarët. E veçantë për ne është vetëm heshtja gati e plotë, deri në asfiksim, e të gjithë atyre që duhej ta kishin kundërshtuar këtë lloj talljeje me dijen dhe emancipimin.

Kur shkruaj ndonjëherë për këto gjëra, nuk është se synoj të dobësoj ose të shkatërroj narrativat kombëtariste; mua më intereson e vërteta dhe përpiqem të sjell kontributin tim me aq sa mundem. Besoj se duke i shërbyer së vërtetës, njeriu i shërben njëherazi edhe komunitetit të vet qytetar dhe ndihmon për kthjellimin e mendjeve të turbullta. Edhe sikur këtë kthjellim të mos e arrij dot unë, të paktën u jap një shembull kolegëve për të mos e lëshuar veten dhe për të mos u dorëzuar para logjikës absolutiste, infantile të urrejtësve.

Shqiptarët nuk mund ta kërkojnë të ardhmen, në Ballkan, pa u paqëtuar me fqinjët. Ky mesazh i paqes u çua edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Athinë, edhe pse shumë vrapuan ta interpretojnë si hakërrimë nacionaliste. Por paqja nuk mund të synohet, pa një angazhim të palëve për të biseduar mes tyre dhe për t’i dëgjuar të vërtetat e TJETRIT. Nëse ekstremizmat nacionalistë i gjen rëndom edhe në diskursin publik të serbëve, të grekëve dhe të sllavo-maqedonasve të sotëm, kjo nuk është argument që edhe ne të fillojmë të groposemi për luftë pozicioni. Afrimin do ta sigurojnë jo mendjet e nxehta, por mendjet që privilegjojnë komunikimin, ndaj konfrontimit.

Kur sheh sot si bashkëpunojnë mes tyre armiq të hershëm si Gjermania dhe Izraeli, Franca dhe Gjermania, Italia dhe Greqia, Shqipëria dhe Turqia, SHBA-të dhe Vietnami, SHBA-të dhe Japonia, e kupton se edhe konfliktet historike dhe bashkëkohore, që kemi me fqinjët, nuk janë të pakapërcyeshme. Dhe hapi i parë, drejt kapërcimit, është që gjithsekush të reflektojë në shtëpinë e vet, duke e ndarë mitin nga historiografia dhe përrallën nga e vërteta: konfliktet e kaluara nuk duhen lejuar të shkruajnë skenarët për të ardhmen (dhe as mund të pranohet si gjest pajtimi kërkesa arrogante ndaj tjetrit, kërko të falur!). Më duket absurde që të shkruhen me qindra komente, për një status rreth identitetit etnik të Bubulinës, një heroinë e revolucionit grek; dhe që me dhjetëra e dhjetëra bashkatdhetarë të hakërrehen kundër njërit prej tyre, i cili guxoi të diskutonte versionin folk-nacionalist, të identitetit etnik të arvanitëve! Ma siete pazzi? Ky lloj mllefi mua nuk më bën asgjë, por ligjërimin publik e dëmton, duke shtuar edhe më shumë byk, në mendjet e atyre që ushqehen prej kohësh me byk.

Ne jemi komb i ri në botë; megjithatë, e kemi tashmë një histori tonën, me dramat e veta, heronjtë dhe viktimat, nga të cilat gjithnjë mund të mësojmë. Për të mirëmbajtur identitetin tonë, nuk kemi pse të shkojmë dhe “t’u marrim” heronj të tjerëve – siç veprojmë ndonjëherë me arvanitët e Revolucionit Grek, apo me sensacionalizmat për origjinën shqiptare të këtij apo atij celebriteti, politikani ose shkrimtari. Është fatkeqësi jona, që vazhdon edhe sot, që mendjet më të ndritura që arrijnë të nxjerrin brezat, të shkojnë dhe të kontribuojnë në shkencën, dijen dhe kulturën e kombeve të tjera, duke u lënë shqiptarëve vetëm arsyen “për t’u ndier krenarë”; dhe për t’u engledisur me bubulizma.

Dhe kjo ndodh pikërisht kur kulturës sonë ngutshëm i duhen edhe shkencëtarët që kanë shkuar të punojnë në SHBA dhe gjetiu në Europë; edhe artistët që arrijnë sukses në skenat botërore; edhe profesorët që shkëlqejnë në universitetet e botës; edhe mjekët, inxhinierët, informaticienët, fizikanët dhe të gjithë ata të tjerët, me emrat e të cilëve tani mburremi, dhe të cilëve u japim medalje e dekorata si “nderi i kombit”.

Teksa nuk e vëmë re si na ka kapluar etnocentrizmi turbologjik dhe kalojmë kohën duke sharë “grekët” dhe “serbët” dhe duke identifikuar “agjentët e paguar” të tyre në radhët tona, njëherazi i jemi dorëzuar përuljes ndaj së huajës dhe të huajit, madje duke e vënë këtë të fundit si arbitër të konflikteve tona të brendshme, përfshi edhe politikën.

E kotë të shtoj që nga ky moçal nuk mund të dilet veçse duke përditësuar e përshtatur mënyrën si u transferohet dija moshave të reja dhe, më në përgjithësi, atyre që e kërkojnë. Nuk ka kuptim të tregosh vëmendje vetëm për shkollën dhe tekstet shkollore, në një kohë kur një pjesë thelbësore e dijes identitare transferohet nëpërmjet rrjeteve sociale, portaleve dhe televizionit privat dhe publik. Një debat paralel me këtë të tanishmin, lidhur me turbo-albanologjinë dhe deliret shqipo-centrike të etimologëve alternativë, tregoi lehtësinë me të cilën pseudo-dija po kërcen nga burimet e veta relativisht primitive, në mendjen e një mase të madhe qytetarësh, duke anashkaluar sistemin shkollor dhe universitar dhe orvatjet e organizuara për popullarizim të shkencës. Çështja nuk mund t’i interesojë vetëm Akademisë; lidhet me të ardhmen e qytetarit shqiptar, përballë sfidave që i dalin brenda dhe jashtë Shqipërisë; dhe me statusin e ardhshëm të Shqipërisë si shtet dhe faktor në Europë.