osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

TK dhe “aktorja” që po përdor aktorët

TK dhe “aktorja” që po përdor aktorët

Nga Flogert Muça

Unë jam një ndjekës pothuajse i përjavshëm i Teatrit Kombëtar. Ka disa vite që nuk humbas pothuajse asnjë shfaqje që luhet në atë godinë. Të jem i sinqertë, kam marrë plot emocione nga ajo sallë, por, jam i bindur se shumë emocione që vinin nga skena i kam humbur nga i ftohti e të tjera parehati që ofronte dhe ofron sot salla e TK.

Për këtë arsye, e kam ndjekur me kërshëri debatin që është zhvilluar e po zhvillohet mbi projektin e ri të TK. Ose më saktë, debatin se a duhet ndërtuar një teatër i ri apo duhet rikonstruktuar  ekzistuesi. Unë nuk jam  as arkitekt, as inxhinier apo  profesionist i fushave që merren me përbërjen e materialeve të ndërtimit apo me historinë pjesëve të caktuara të godinave që kanë një domethënie historike në kulturën e një shteti apo kombi. Ndaj ja lë në dorë profesionistëve dhe ju besoj atyre të bëjnë vlerësimet. Ju besoj atyre dhe jo politikës e aktorëve, kur thonë p.sh se në atë godinë nuk mund të bëhen rikonstruksione efikase pasi materiali me të cilin është ndërtuar nuk  e lejon një gjë të tillë e të tjerë argumente teknike.

Por përpos kësaj, mua si publik më intereson që të mos kem vetëm një sallë si sot, por disa të tilla. Dua që të kem disa mundësi zgjedhje që të shkoj të shijoj  shfaqjen që dua dhe të mos bie në përsëritje. Më intereson si frekuentues besnik i Teatrit që kur të shkoj aty të mos kem as ftohtë e as vapë. Të  mos kem ndenjëset e prishura që më shkëpusin vëmendjen nga pjesa që po luhet në skenë. Më intereson që artistët të kënë kushte optimale për të zhvilluar prova, sepse kështu do  të japin më të mirën e tyre edhe në shfaqje.

Thënë të gjitha këto, debati i sotëm ku ata që nuk janë profesionistë flasin si zanatçinj të fushave që nuk i njohin, mendoj se e ka nxjerrë debatin nga shinat, për arsye… politike, siç ndodh gjithmonë në Shqipëri.

Më vjen keq kur dëgjoj se si aktorë që i kam dashur e i dua për nga puna që bëjnë në skenë, përdoren politikisht nga opozita. Kjo e fundit e ka pasur mundësinë të bëjë diçka për artistët dhe në teatër-dashësit dhe nuk e ka bërë. Ndërsa sot, kur një palë tjetër ka gjetur një zgjidhje për të ndërtuar një teatër të ri aq shumë të dëshiruar nga artistët e qytetarët, po përdor artistët që teatri të mos ndërtohet. Unë kuptoj çdo emocion të disa aktorëve që ndjejnë njëfarë nostalgjie e nuk ndjehen mirë që TK do shembet për tu ndërtuar një i ri, por nuk kuptoj asnjërin prej tyre që sillet si arkitekt. Aq më tepër kur sulmojnë kompanitë ndërtuese, sikur të ishin reklamues të një kompanie tjetër.

Të gjithë akorët kanë të drejtë të informohen e ndjekin procesin e ndërtimit te teatrit të ri, padiskutim, por kur në këtë proces ndërhyn politika dhe ndërthur mesazhet e aktorëve me politikë, e gjitha e humb kuptimin. Ajo që është e ekspertëve të fushës lë tu lihet atyre. Siç punën e aktorëve nuk do e bëjnë artikektët, por vetë aktorët pasi godina e re të ndërtohet me salla të reja e kushte dinjitoze.

Aktorja kryesore e kësaj shfaqje absurde që po zhvillohet për TK është paradoksalisht opozita e cila për interesa politike po tenton të lërë sërish aktorët dhe publikun pa një shtëpi të përbashkët, pa një teatër të ri./Lexo.al