Policia ka publikuar pamjet e neutralizimit të 40-vjeçarit që tronditi zonën e ‘Shkëmbit të Kavajës’ mëngjesin e sotëm pasi mbante peng në apartament dy fëmijët e mitur teksa banorët dëgjonin të shtëna me armë nga banesa e tij e marrë me qira.
Në video janë forcat RENEA të cilat pas negociatave me 40-vjeçarin Aleks Marku kanë mundur t’i afrohen banesës dhe të kryejnë shoqërimin e tij. Forcat RENEA dëgjihen dhe në video teksa i thonë 40-vjeçarit: Je në besën tonë!
40-vjeçari duket teksa del nga banesa i qetë me cigare në dorë dhe pa bluze me vete.
Ndërkohë 2 fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po u jepet asistencë nga psikologët.
Gjithashtu në pamje duken edhe shenjat e plumbave në banesë dhe xhama të thyer.