osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryetari i PDIU Idrizi: Rama tregoi një Shqipëri ndryshe! I tha hapur të vërtetat me Greqinë. Për interesin kombëtar, duhet të jemi bashkë

Kryetari i PDIU Idrizi: Rama tregoi një Shqipëri ndryshe! I tha hapur të vërtetat me Greqinë. Për interesin kombëtar, duhet të jemi  bashkë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë ishte i veçantë për kontekstin dhe vendin ku i zhvillua. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Idrizi theksoi se kryeministri tregoi një Shqipëri ndryshe dhe se tha hapur disa të vërteta.

Idrizi shtoi se duhet të jemi bashkë për interesat e vendit. “Ajo që duhet të na bashkojë janë interesat kombëtare dhe në këtë rast përkthehen në politikë të jashtme. Nëse do t’i kemi të qarta vijat e kuqe që përbëjnë interesin kombëtar, ne duhet të jemi me një zë pavarësisht se kush është kryeministri.”

“Ka disa rrafshe për ta parë këtë gjë. E para, është fakti që Rama donte të tregonte se Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë sepse në këndvështrimin tim, popujt mund të jenë miq por shtetet kanë interesa.

Shqipëria sot është një vend që ka një peshë tjetër në rajon, është është konkurrente me Greqinë për turizmin, edhe me vendet e rajonit. Në këtë kuptim ndihet konkurrenca midis dy vendeve. Së dyti, edhe për shkak se bëhej në Greqi ishte një moment dinjiteti dhe krenarie për të gjithë emigrantët atje.

Fjala dhe ngjyrimet hanë diskutim kur flet Rama por edhe do ta shihja në tre rrafshe. Bëri një historik të Shqipërisë dhe Greqisë për të treguar se është një vend kur janë përplasur në bashkësinë historiku i dy qytetërimeve. Në historinë e vjetër, kemi bashkëpunuar dhe dhënë.

Në gjithë fjalën e tij, nuk është se tha ndonjë gjë të re por tha hapur dhe me zë të lartë ato gjëra që ne të gjithë i dimë, që Greqia, përtej falenderimit që iu hapi dyert shqiptarëve që vinin nga një regjim i mbyllur por ksenofobia, racizmi ka qenë prezent në shoqërinë greke”, tha Idrizi.