Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.
Ai është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin për ndërhyrjen në serverat e PL.
Meta është shprehur se ka mbetur i shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës pasi në brendësi të saj ishte një mal me dosje.
“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë. Deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen.
Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin.
I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani”, përfundoi ai.