Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje pretendimeve të mediave greke dhe gjirizeve mediatike shqiptare, se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu dhënë në Athinë pas fjalimit të tij para emigrantëve, Kryeministri Rama e hodhi poshtë këtë teori duke qeshur:
Për cilët njerëz e kanë fjalën për ata mijëra jashtë kapacitetit që ishin brënda, apo mijëra të tjerë që mbetën jashtë e na ndiqnin në monitor
“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto hsitoritë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”. /Ekskluzive.al