Deputetja e PS, Evis Kushi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Athinë ku dhe zhvilloi një takim më emigrantët që jetojnë atje.
Ajo theksoi se për eventin që u mbajt atje nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit duke shtuar se të gjitha financimet janë dhënë nga shoqatat në Greqi.
Por edhe në se do financohej nga buxheti vizita e Edi Ramës si kryeministër, nuk do kishte asnjë shkelje si çdo vizitë e kryetarit të qeverisë jashtë vendit. Ai nuk ishte në Greqi si kryetari i PS por si kryeministri i gjithë shqiptarve.
Krejt e kundërta me mitingjet dhe mbledhjet e Saliut në Air Albania me një kosto prej 1 milion eurosh të paguara nga “askushi” dhe SPAK hesht.
Ja sqarimi i panevojshëm i zonjës Kushe:
“Sot i madh e i vogël është krenar për atë që ndodhi në Athinë. Atje ftesa ishte publike. Nuk ishte takim partiak. Nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit por është bërë më mbështetje të shoqatave atje në Greqi. Nuk ishte me shpenzime të buxhetit të shtetit”-tha ajo. /Ekskluzive.al