GJKKO ka shtyrë seancën për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales Oltian Bistri dhe ish-prokurorin, Xhevahir Lita.
Sipas gazetares Klodiana Lala mësohet se Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën ndaj të pandehurve të dosjes “Metamorfoza” për në 24 maj në orën 10:00.
Sipas gazetares, seanca u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe avokatit të tij mbrojtës.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-prokurorin Xhevahir Lita, si edhe 4 të pandehur të tjerë, pjesë e dosjes “Metamorfoza” dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO më 4 maj.
Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndaj Pëllumb Gjokës, akuzat për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ndërsa ish-prokurori akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Gjithashtu është dërguar për gjykim dosja për Behar Brajoviqin, Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Ardrit Hasanbegajn.
SPAK njofton se janë sekuestruar 3 pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2 në plazhin e Velipojës dhe pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë 980 300 Euro.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, dhe ka paraqitur më datë 26.04.2024, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:
1. I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
2. I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
3. I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
4. I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
5. I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
6. I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
7. I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:
1. 3 (tre) pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2, si më poshtë :
1.1. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.2. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.3. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh,Velipojë, Shkodër;
2. 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë blerje sipas kontratave 980 300 Euro, si më poshtë :
2.1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.3. Njësia dyqan, me sipërfaqe ndërtimore 125 m2, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 m2, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro (pesëdhjetë mijë e treqind) Euro, e ndodhur në Tiranë.
Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.