Një njoftim i shpërndarë nga forumi rinor i Foltores bën të ditur se në një ditë të shënuar si 17 maji, të rinjtë do të dëgjojnë një leksion nga Flamur Noka për format e protestave, kuadri ligjor, si dhe rastet studimore.
Duket se mos funksionimi i organizimit politik i strukturave të foltores, ka krijuar një imperative që të ketë një fazë formash edukimi për të dhënë leksione mbi këto tema.
E foltorja po i hyn kësaj rruge, duke u marrë me idetë dhe me mendimet. Këtë sërë leksionesh e hap një nga drejtuesit e lartë të Rithemelimit, Doktor Flamur Noka, i cili është nënkryetar i partisë së Sali Berishës.