Ka shkuar në 15 numri i viktimave të personave që humbën jetën në Belgorod pas shembjes së pjesshme të një ndërtese banimi dhjetëkatëshe të goditur nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë viktimën e pesëmbëdhjetë nga rrënojat e Belgorodit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Ruse për Situatat Emergjente.
Moska thotë se një raketë “e furnizuar nga NATO” ishte përdorur për sulmin. Gjatë natës, paralajmërime për sulm ajror u dhanë në pesë rajone të Ukrainës dhe dy në Rusi. Ndërkohë, trupat e Moskës përparojnë në Kharkiv.