Kreu i qeverisë në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ ku mbahet takimi është pritur me ovacione në sallën e mbushur plot me shqiptarë.
Sipas fotove të siguruara nga gazeta TemA, vihen re qindra shqiptarë dhe jashtë ambjenteve të stadiumit. Shqiptarët kanë ardhur nga Athina dhe qytete të tjera të Greqisë.
Për vizitën e Ramës ishin marrë masa të rrepta sigurie, me qindra policë siguruan mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.