Muli u mërzit sot me antimitingun e Athinës. Gjithsej ishin 3 vet nga partia dhe rreth 10 kushërinj të afërt të Belerit. Policia nuk i la as të afroheshin dhe ata bën një foto dhe ja çuan Mulit.
Për këtë Muli vendosi të mos u jap dieta për mitingun siç u kishte premtuar.
I mërzitur mori Lelon se si ta kompensonin duke e sulmuar mitingun.
-Ka thënë Tritani që kanë shkuar 1000 vet nga administrata nga Gjirokastra tha Lelo.
-Dakord mo e bëjmë tha Muli, po vet Tritani ka thënë që në Gjirokastër nuk kanë mbet as 1 mijë vet. Ku i gjeti 1 mijë vet në administratë.
-Po ke të drejt tha Lelo. Atëherë ta sulmojmë që nuk kanë folur emigrantë por vetëm të ardhurit nga Tirana.
Kjo po tha Muli, t’i a themi dhe Doktorit ta thotë ai njëherë se kur e thotë ai nuk duket budallallëk pastaj.
-Duhet sulmuar dhe fjalimi i Ramës tha Lelo. Ishte shumë i gjatë dhe e ka bërë kastile që emigrantët mos ta kuptojnë se kanë harruar shqip. Ndaj dhe nuk reaguan kundër.
-Po mirë dhe kjo mban tha Muli.
Por duhet ti gjejmë ndonjë gjë më të fort.
-E vetmja gjë e fort ishte ti shkaktonim ndonjë incident tha Lelo. Atë se bëm dot. Tani na ngelet tia bëjmë në Milano dhe Duseldorf dhe në finale në Londër me çunat e Kukësit.
-Në Londër nuk shkoj dot vet pa ja tregoja unë tha Muli. Por sidoqoftë di¸ķa do ti bëjmë, Nuk e lëmë të livadhis kështu duke na marr dhe diasporën.
Na vodhi votat duruam, na vodhi Lulin, duruam, na vodhi ndërkombëtarët duruam, na vodhi grupin e Kujtim Gjuzit e duruam, por po na vodhi dhe diasporën, atëherë morëm fund,.