Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha, duke komentuar vizitën e Ramës në Athinë, deklaron se ky është një tur i turpit. Hoxha thekson se kryeministri është ai që largoi shqiptarët nga atdheu, ndaj dhe duhet që të pritet me protesta.
Postimi i Sekretarit për Diasporën në PD Indrit Hoxha:
Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal.
I zhvendosur me një shpurë ministrash e kryetarë bashkish nëpër kryqytetet e Europës, si të ishte një mbret oriental, Rama shkon të takojë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë me djersën e ballit, në ballë të atyre që jetojnë pa punë, por me hajdutëri.
Partia Demokratike u kujton shqiptarëve të diasporës se ky tur me para publike, me taksat e familjarëve që kanë në atdhe, bëhet jo për emigrantet, jo për shqiptarin e punës dhe të sacrifices, që ka marrë rrugët e botës, por per vota dhe për pushtetin e Ramës dhe Rilindjes.
Në këtë tur që e nis nga Athina, Rama shkon për tu kërkuar emgrantëve që ata dhe familjet e tyre në Shqipëri të votojnë për të, edhe pse ai nuk iu lejon të votojnë. Nuk i lejon dyfish: atyre në diapsorë nuk u jep të drejtën e votes, dhe atyre në Shqipëri ose u blen, ose ua vjedh ose ua manipulon votën.
Edi Rama shkon të vizitojë shqiptarët e emigracionit, jo si kryeministri por si dëbuesi i tyre. Në Athinë ai shkon edhe i paftuar. Shkon pikërisht tek ata të cilëve u mbylli kufirin para tre vitesh për ti penguar që të votonin.
Në emër të Partisë Demokratike i ftoj shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër, në një detyrë patriotike: ta presin me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëv që sjell me vete.