Tragjik ishte fundi i një 51-vjeçari nga Los Anxhelosi, i cili teksa ndiqej nga policia, pasi rezultoi se Lamborghini 250,000 dollarë me të cilin ai udhëtonte, ishte i vjedhur.
Videoja e publikuar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tregon momentin kur oficerët ndaluan 51-vjeçarin Elliot Duggan mëngjesin e 6 prillit.
Kur oficeri që kontrolloi letrat e 51-vjeçarit zbuloi se Lamborghini Huracán ishte vjedhur dhe se Dugan kishte urdhra të pazgjidhura për arrestimin e tij, ai i kërkoi të dilte nga automjeti, gjë që u refuzua nga shoferi, i cili shtypi pedalen e gazit dhe u largua.
Në të njëjtën video, 51-vjeçari mund të shihet duke arritur shpejtësinë 180 km/h përpara se ndjekja të përfundonte ndërsa Lamborghini u përplas në një argjinaturë me forcë të mjaftueshme për ta këputur atë në dysh. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet disa metra larg mjetit.