Atalanta ka arritur të fitojë ndaj Marseille me shifrat 3-0, me një rezultat të përgjithshëm 4-1.
Italianët shënuan me Lookman, Ruggeri dhe Toure, duke bërë kështu të mundur të marrin biletën e finales së Europa League.
Nga ana tjetër, Leverkusen dhe Roma janë ndarë në barazimin 2-2, por rezultati i përgjithshëm ishte 4-2, duke bërë kështu që “Aspirinat” të marrin biletën tjetër të finales dhe të ndeshen ndaj Atalanta për trofeun e Europa League.
Roma shënoi dy penallti me Paredes, ndërsa Leverkusen shënoi me autogolin e Mancini dhe Stanisic.