Situata ekonomike dhe punësimi si sfida të shoqërisë shqiptare do të përmirësohen në vazhdim.
Kështu vlerëson Eurobarometri i pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, që bazohet te një pyetësor i realizuar ballë për ballë me shtetas të secilit prej vendeve.
Të pyetur se cilat janë pritshmëritë e tyre për 12 muajt e ardhshëm lidhur me punësimin dhe ekonominë, shqiptarët janë përgjigjur:
-Në shumicë, 50% mendojnë se situata me punësimin do të bëhet më mirë, 29 % mendojnë se do të jetë njësoj, 20 % besojnë se do të bëhet më keq.
Sa i përket situatës ekonomike në vend, 52%mendojnë se do të bëhet më mirë, 32% mendojnë se do të jetë njësoj, 16 % më keq.
Këto dy çështje përmenden në raport si çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi, por me nota vlerësimi, pasi shumica e shqiptarëve shprehen pozitivisht për situatën e tyre financiare në familje.
Konkretisht, 62% e tyre e përshkruajnë si plotësisht të mirë situatën e tyre financiare kundrejt 38 % (totalisht e keqe). Po ashtu 57% e shqiptarëve shprehen se situata e tyre e punësimit është totalisht e mirë./Lexo.al