A ju ngjall Bashkimi Europian një imazh pozitiv apo negativ? Kjo ka qënë një nga pyetjet që është adresuar në pyetësorin e Barometrit të pranverës 2018 nga Komisioni Europian drejt shtetasve të vendeve anëtare në BE dhe atyre të vendeve kandidate si Shqipëria.
Nga përgjigjet rezulton se për të gjitha kategoritë e moshave, midis shtetasve të BE dhe shtetasve shqiptarë, janë këta të fundit që besojnë në masë më të madhe te vlerat e unionit.
Sondazhi jep këto përgjigje krahasimore midis shtetasve shqiptarë dhe atyre të BE:
86% e shqiptarëve nga mosha (15-24) besojnë pozitivisht te Bashkimi Europian, kundrejt 52 % e shtetasve të kësaj moshe, të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
85 % e shqiptarëve nga mosha 25 deri në 39 vjeç kanë imazh pozitiv për BE kundrejt 44 % e shtetasve të vetë BE.
Për grupmoshën 40-54 vjec, janë 87 % e shqiptarëve që kanë besim te BE dhe vetëm 40 % e shtetasve të vetë BE-së që besojnë te unioni ku bëjnë pjesë./LEXO.AL