Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së dielës në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, ku një turiste gjermane ra nga ujëvara.
Sipas policisë, turistja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike. Ajo ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.
Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.
Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.
Keep Watching
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.