Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960 – 1962.
Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës.
Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.
Dokumentet sekrete
Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kërrkush.
Në fillimin e vitit 1943 ambasadosri punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna.
Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë.
Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe, me anën e një likuidi të quajtur “Leica”, prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete, që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit./Ekskluzive.al
vijon…